Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës me akuzën e krimeve kundër mjedisit.
Policia bën me dije se si rezultat i informacioneve të siguruara, në rrugë operative, se gjatë natës, do të derdhej një autobot me ujëra të zeza, në ujërat e lumit të Borshit, efektivët kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur parandalimin e këtij krimi kundër mjedisit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pollution”, u kap në flagrancë teksa tentonte të derdhte ujëra të zeza, në lumë, me autobotin që drejtonte, dhe u arrestua shtetasi G. Q., 40 vjeç, banues në Sarandë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për ndihmësin e 40-vjeçarit, shtetasin S. K., 44 vjeç, banues në Sarandë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas e kryenin këtë veprimtari kriminale për llogari të një subjekti privat në pronësi të shtetasit S. Ç. Ky shtetas u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.