Policia e Shtetit bën publike të tjera detaje për të ndaluarin Lutfi Shabani i njohur si “Ben Çami”. Ai rezulton të jetë i dënuar në Itali për veprën penale të krijimit të Organizatave Kriminale për Trafikun e Lëndëve Narkotike.
Zyrtarisht, Policia e Shtetit thotë se Specialistët kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Durrës, i kanë komunikuar në ambientet e burgut 313 Tiranë, të ndaluarit Lutfi Shabani, urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Autoritetet Gjyqësore Italiane të cilat e kanë dënuar me 10 vjet burgim.
Lutfi Shabani u arrestua në 26 Shkurt në vijim të një operacioni pas sekuestrimit të 574 kg kanabis sativa në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë Kufitare në këtë kamion që drejtohej Eldi Zahiri, 38 – vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas ishte bashkëpunëtor në këtë trafik së bashku, me Janaq Koçelin të dy të arrestuar gjatë këtij operacioni.
Për Lutfi Shabanin, prokuroria tha se ishte një nga personat kyç në këtë rrjet të trafikut të lëndëve narkotike. Ai dyshohet se ka qenë grumbulluesi i lëndës narkotike.