Aktualitet

U kap me 522 mijë € në autobus, pronari: Paratë janë kursime të familjes



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:14 - 24/10/22 |
Opi Nion

Është zbardhur dëshmia e Elidon Çelës, pronarit dhe shoferit të autobusit në të cilin u kapën disa ditë më parë 522 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit.

Çela ka deklaruar para autoriteteve se paratë janë përfituar nga bizneset që ka familja e tij dhe se mund të verë në dizpozicion të hetuesve edhe faturat.

“I kam paratë e familjes. I kam me fatura, sepse kam biznes familjar. Nuk kam lidhje fare me grupet kriminale, unë ushtroj aktivitet të pastër biznesi. Kemi mbi 10 vjet që angazhohemi si familje në këtë biznes të transportit të udhëtarëve. Për këto para mund t’ju vë në dispozicion faturat. Askush në autobus, veç meje, nuk ka pasur informacion për ato para”, u shpreh Çela.

Më 21 Tetor në Portin e Durrësit u gjetën të fshehura në një autobus në pjesën e kondicionerit 522 mijë euro. Paratë ishin të futura në qese marketi dhe u zbuluan nga gjurma e zezë e lënë në skaner.

Si rrjedhojë u arrestua Elidon Çela, 32 vjeç, drejtues i autobusit me targë AB 633 FZ, dhe bashkë me të, policia arrestoi dhe 2 ndihmës shoferët e tij, Dritan Kamberi, 36 vjeç dhe Anold Cankja, 32 vjeç.

Pas