Kronikë

U hodh në liqen t’i shpëtonte policisë, 3 në pranga mes tyre edhe 1 vajzë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:12 - 04/07/20 |
Opi Nion

Policia ka arritur të vendosë në pranga tre persona për trafikim të lëndëve narkotike në zonën e Pogradecit, duke finalizuar operacionin e koduar “Lini”.

Sipas njoftimit të policisë, 3 shtetasit kanë qenë duke transportuar lëndën narkotike me makinë dhe njëri prej tyre për të shmangur kapjen nga policia tentoi të largohej duke u hedhur në liqen.

Është sekuestruar 14 kg e 300 gr, lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe janë arrestuar në flagrancë:

  • Angjel Prifti, 42 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).
  • Erando Çota, 22 vjeç, banues në Librazhd.
  • Esmeralda Hidri., 23 vjeçe, banuese në Durrës.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se disa persona po lëviznin në aksin rrugor Lin-Pogradec, me një mjet tip “Ford”, ku dyshohej se mund të transportonin lëndë narkotike menjëherë u organizua puna dhe në hyrje të Pogradecit u bë konstatimi i këtij mjeti me drejtuese 23-vjeçaren dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë. Në momentin që Policia iu ka dhënë shenjë të ndalonin, shtetasi A. P., ka tentuar të largohej nga mjeti duke u hedhur në liqen por u kap nga shërbimet dhe u ndalua. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin këta shtetas po udhëtonin, në bagazh, iu gjet një sasi prej 14 kg e 300 gr kanabis si edhe në banesën e shtetasit E. Ç., u gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

 

Pas