Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen e 46-vjeçarit Altin Alikaj, i cili u gjetë i pajetë nga familjarët e tij.
Policia deklaron se nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit të ngjarjes./ Opinion.al