Politikë

“Luli dhe Saliu janë bashkë”, Balla: Më 24 korrik iu bashkohet edhe Iliri në …



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:38 - 19/02/22 |
Opi Nion

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nisi zyrtarisht fushatën e Partisë Socialiste, në Lushnje, ku prezantoi kandidaten e PS për këtë qytet, Eriselda Sefën.

Gjatë fjalës së tij në takimin e mbajtur Balla nuk i kurseu akuzat në drejtim të opozitës, kryetarit të PD, Lulzim Basha, por edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Ballës, Basha dhe Berisha janë bashkë dhe mbrojnë njëri-tjetrin. Më tej ai u shpreh se së shpejti do u bashkohet edhe Ilir Meta në koalicionin, të cilin e ka quajtur si “Shtëpia e Hajnisë”.

Me Lul, me Sali janë bashkë, mos kujtoni se janë ndarë. Janë bashkë, i pash në Parlament. Bashkë janë edhe me Ilirin që do u bashkohet më datë 24 korrik te “Shtëpia e Lirisë”, ajo por është “Shtëpia e Hajnisë”.  Edhe Nard Ndoka i iku Bashës, edhe atë s’e mbajti dot! Ne nuk kemi punë fare me këta”, tha Balla.

 Gjithashtu, Balla u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me PS në mbështetje të Eriselda Sefës.

’Unë jam krenar që këtij qyteti i kemi propozuar një vajzë me një eksperiencë shumë të shkëlqyer. Kemi rënë të gjithë dakord të mbështesim Eriseldën. Të gjithë kanë investuar besimin e tyre tek një vajzë që shkallët e karrierës i ka ngjitur hapa pas hapi. Kam takuar të gjitha ambasadat më te cilat ka punuar bashkia e Lushnjes me projektet të cilat ka punuar Eriselda dhe janë shtuar donatorët sepse ajo ka rritur besimin që kjo bashki kishte nevojë”, tha Balla./Opinion.al

Pas