Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me trupin e pajetë të një gruaje të gjetur sot në Portin e Vlorës.
Mësohet se gruaja e gjetur e mbytur pranë një skafi është rreth 71-vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.
Për këtë shtetase mëngjesin e sotëm kanë bërë kallzim në Polici, familjarët e saj për largim nga banesa.
Viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.