Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U fejua 15 vjeçe dhe u bë nënë pas 3 vitesh, Sabrina rrëfen disfatën e dashurisë: Preka fundin

2025/01/19 at 4:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U fejua 15 vjeçe dhe u bë nënë pas 3 vitesh, Sabrina rrëfen disfatën e dashurisë: Preka fundin

Sabrina vjen nga Bergamo ku jeton prej 14 vitesh për të ndarë historinë e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Përpara se të largohej për në Itali, ajo jetonte në Kavajë nga ku nis edhe rrëfimi për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Në moshën 15-vjeçare, njohu një djalë që ishte edhe dashuria e parë e Sabrinës. Me ngulmimin e saj dhe miratimin e dy familjeve, ata u fejuan.

Sabrina: Unë kur isha e vogël, në një moshë shumë të vogël, njihem me një djalë.

Ardit Gjebrea: Kur thua në një moshë të vogël, sa vjeç ishe?

Sabrina: 15 vjeç.

Ardit Gjebrea: Po ç’deshe?

Sabrina: Ç’desha! Njihem me një djalë…

Ardit Gjebrea: Të pëlqeu.

Sabrina: Më pëlqeu.

Ardit Gjebrea: Çfarë të pëlqeu tek ai?

Sabrina: Ishte një djalë i qeshur në atë kohë, shumë shakaxhi dhe të bënte për vete.

Ardit Gjebrea: Më pëlqeu fjala “në atë kohë”. Dhe re në dashuri.

Sabrina: U fejuam.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe u fejove?

Sabrina: 15 vjeç e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Familja?

Sabrina: Duke qenë se  jemi nga i njëjti vend, familjet tona njiheshin dhe ishin dakord për këtë gjë që të dyja palët.

Ardit Gjebrea: Edhe pse ti ishe 15 vjeç.

Sabrina: Edhe pse unë isha 15 vjeç sepse unë e doja. 

Djali  jetonte në Itali, por përpara se Sabrina të zhvendosej atje bënë një dasmë madhështore kur ajo ishte 18 vjeçe. Më pas,erdhën dy bekime në jetën e tyre e më vonë një goditje e fortë.

Sabrina: 18 vjeçe, ngel shtatzënë dhe vjen në jetë Ema.

Ardit Gjebrea: Vajza jote.

Sabrina: Vajza ime.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është sot?

Sabrina: 12 vjeç. Vjen Ema, si bekim për ne, një fëmijë që na ka sjellë shumë të mira dhe ditë të bukura.

Ardit Gjebrea: Ema lindi në Itali?

Sabrina: Në Itali. 8 muajshe shtatzënë me Emën, kam kaluar një atak kardiak, por çdo gjë shkoi me sukses.

Ardit Gjebrea: Nga se të erdhi?

Sabrina: Nuk dihen shkaqet deri sot. Pas një viti që kishim gocën, Emën, marr vesh që isha shtatzënë me Ambrën.

Ardit Gjebrea: Ah, ti ke dy goca?

Sabrina: Dy goca.

Ardit Gjebrea: T’i kesh me jetë!

Sabrina: Faleminderit! 

Ardit Gjebrea: Dhe gjithçka vazhdonte shumë mirë.

Sabrina: Gjithçka vazhdonte shumë, shumë mirë.

Ardit Gjebrea: Por çfarë ndodhi?

Sabrina: U ftohëm. Nisi marrëdhënia të ftohej.

Ardit Gjebrea: Ka gjithmonë një motiv.

Sabrina: Ka qenë koha e Covid-it, kur ra Covid-i.

Ardit Gjebrea: Pas sa vitesh martesë?

Sabrina: 13 vite. Me mirëkuptim, jemi shkëputur nga njëri-tjetri.

Sabrina zgjodhi të vazhdonte të jetonte në Bergamo për hir të marrëdhënies së vajzave me të atin. Ajo pati edhe një njohje tjetër për të cilën nuk ndan detaje, por i thotë të gjitha me një psherëtimë e mjaftohet me shpjegimin “preka fundin”. Brengës së saj i shtohet reagimi i familjes që s’ishte kundër divorcit të parë, por pësoi një zhgënjim të madh nga marrëdhënia e dytë e Sabrinës./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Gjeti “nënën” në TikTok, përlotet Sabrina: Më futi në gjirin e familjes

Gjeti “nënën” në TikTok, përlotet Sabrina: Më futi në gjirin e familjes

Zgjedhjet e 9 shkurtit, NATO dërgon në Kosovë 200 ushtarë shtesë

Zgjedhjet e 9 shkurtit, NATO dërgon në Kosovë 200 ushtarë shtesë

Armëpushimi në Gaza, Hamasi liron tre pengje izraelite

Armëpushimi në Gaza, Hamasi liron tre pengje izraelite

TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com