Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U ekzekutua me dy plumba në kokë, 7 vjet hetime për vrasjen “pa autor” të 24-vjeçares

2023/04/09 at 9:12 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
U ekzekutua me dy plumba në kokë, 7 vjet hetime për vrasjen “pa autor” të 24-vjeçares

Shtatë vjet e 4 muaj e 28 ditë. Kaq kohë morën tentimet e drejtësisë kosovare për ta zbardhur rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt. 24-vjeçarja nga fshati Strellc i Ulët i Deçanit, pjesa perëndimore e Kosovës, u vra më 9 nëntor, 2015, me dy plumba në kokë.


Edhe 2.705 ditë nga ekzekutimi i saj, vrasësi është ende i lirë dhe i panjohur për organet e drejtësisë.

Për 38 ditë në vitin 2015, familja Pajazitaj nuk dinte asgjë për Donjetën, derisa trupi i saj u gjet i dekompozuar në Bjeshkën e Strellcit. Pak ditë më vonë, familjarët morën vesh se i dyshuar kryesor për vrasjen e saj ishte kushëriri i afërt i tyre, Naser Pajazitaj, atëherë 60 vjeç.

Pas 10 vendimeve gjyqësore, ku herë u shpall i pafajshëm e herë u dënua me burgim të përjetshëm, Naser Pajazitaj u lirua nga të gjitha akuzat më 6 prill, 2023. Ai doli nga burgu dhe shkoi në shtëpi.

Për herë të fundit, Donjeta ishte parë jo shumë larg lagjes ku jetonte edhe ajo, edhe Naser Pajazitaj.

Nga dita e arrestimit e deri te lirimi i Naser Pajazitajt kaluan gati 5 vjet e 10 muaj.

Gjatë kësaj kohe, familjarëve u janë shtuar dhimbjet nga proceset e vazhdueshme gjyqësore.

“Sa mendojmë që po përfundon… ose po kthehet në rigjykim, ose po anulohen vendimet. Kjo është shumë e rëndë. Nuk po mund të pajtohemi. Vetëm inshallah, nëse jo nga drejtësia, dënimin prej Zotit ndonjëherë e merr”, tha vëllai i Donjetës, Shkëlqim Pajazitaj, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në dhjetor të vitit 2022.

“Zgjohem në mëngjes me atë mendimin… ende mendoj se është e gjallë”, thotë Shkëlqim Pajazitaj.

Përgjatë këtyre viteve, nëna e viktimës Lumnija dhe i vëllai Shkëlqimi u përballën vazhdimisht me ngjarjet e 9 nëntorit të vitit 2015 nëpër salla gjyqësore, sa në Pejë, sa në Ferizaj.

Kronologjia e vrasjes së Donjeta Pajazitajt

9 nëntor 2015

Familja Pajazitaj raporton në Policinë e Kosovës se 24-vjeçarja Donjeta është zhdukur, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi atë ditë.

9 nëntor 2015

Donjeta Pajazitaj dyshohet se u vra të njëjtën ditë me dy plumba në kokë në rrugën që çon drejt bjeshkës së fshatit Strellc në Komunën e Deçanit.

17 dhjetor 2015

Trupi i Donjetës gjendet afër një lokacioni të njohur si “Kroi i Lajthisë”. Trupi i saj ishte mbuluar me drunj, në tentim për ta fshehur krimin.

22 dhjetor 2015

Arrestohet kushëriri 60-vjeçar i Donjetës, Naser Pajazitaj, si i dyshuari kryesor për vrasjen e Donjetës.

8 qershor 2017

Prokuroria Themelore e Pejës ngre aktakuzë ndaj Naser Pajazitajt për vrasje të rëndë.

Çka thuhej në aktakuzë?

Në aktakuzë thuhej se Naser Pajazitaj, më 9 nëntor të vitit 2015, e kishte marrë kushërirën e tij, Donjetën, pak metra larg shtëpisë së saj me veturë. Më pas, thuhej se ai e kishte çuar 24-vjeçaren disa kilometra më larg, ku e kishte vrarë me dy plumba në kokë. Ai akuzohej se e kishte mbuluar trupin e Donjetës me drunj dhe kishte ikur nga vendi i krimit.

Hetimet dhe gjykimi janë fokusuar kryesisht rreth alibisë së Pajazitajt, deklaratave të dëshmitarëve, të cilët dyshohet se  kishin parë apo kontaktuar atë dhe gjurmimit të bisedave dhe thirrjeve telefonike. Prokuroria kishte konstatuar se pretendimet e Pajazitajt, në disa raste, nuk përputheshin me provat e siguruara.

Një ndër argumentet kryesore të Prokurorisë ishte se alibia e të akuzuarit nuk qëndronte, pasi që të dhënat e marra nga një antenë, tregonin se nga telefoni i të akuzuarit ishte bërë një thirrje në afërsi të vendit të krimit gjatë kohës që ai thoshte se kishte qenë diku tjetër.

6 mars 2018

Pas procesit gjyqësor, Gjykata Themelore  e Pejës e liron nga akuza për vrasje Naser Pajazitajn, pasi nuk arrihet të provohet se ai ishte kryesi i krimit. Ai dënohet vetëm për armëmbajtje pa leje me 2 vjet e 4 muaj burgim, për armën AK-47, e cila ishte gjetur në dhomën e gjumit, ditën e arrestimit të tij.

17 tetor 2018

Gjykata e Apelit e kthen në gjykim rastin.

25 mars 2019

Naser Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjetës, në gjykimin e dytë të këtij rasti në Gjykatën Themelore të Pejës. Prokurorja e rastit, Valbona Dishaj-Haxhosaj, kishte thënë se është vërtetuar në tërësi se i akuzuari Pajazitaj e kishte kryer vrasjen “duke e shfrytëzuar besimin dhe padjallëzinë e viktimës”.

30 korrik 2019

Gjykata e Apelit konfirmon dënimin me burgim të përjetshëm për Naser Pajazitajn.

2 dhjetor 2019

Gjykata Supreme prish dy aktgjykimet e mëparshme të Gjykatës Themelore të Pejës dhe Gjykatës së Apelit, duke e kthyer rastin në rigjykim.

20 janar 2020

Gjykata e Apelit përjashton nga gjykimi i sërishëm i këtij rasti Gjykatën Themelore të Pejës. Ky rast i kalon Gjykatës Themelore të Ferizajt për të hequr çdo dyshim që gjykimi do të jetë i drejtë.

27 maj 2021

Edhe Gjykata Themelore në Ferizaj e shpall fajtor Naser Pajazitajn dhe e dënon me burgim të përjetshëm.

30 nëntor 2021

Sërish, Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin, duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

23 qershor 2022

Në rigjykim, Gjykata Themelore e Ferizajt e dënon sërish Naser Pajazitajn me burgim të përjetshëm.

18 nëntor 2022

Gjykata e Apelit ia ul dënimin Naser Pajazitajt nga burgim i përjetshëm në 35 vjet burgim.

6 prill 2023

Gjykata Supreme e liron nga të gjitha akuzat Naser Pajazitajn. Ai del nga burgu dhe kthehet në shtëpi.

Lajmi se Gjykata Supreme liroi nga akuzat Naser Pajazitajn e zhgënjeu edhe më shumë Shkëlqimin, vëllain e Donjetës.

“Nga sot e tutje, ne nuk kemi besim as në Polici, Gjykatë e as në Prokurori, kur për shtatë vjet nuk ishin në gjendje ta zbulojnë të vërtetën. Shteti po vret”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Organizatat joqeveritare i kanë kritkuar vazhdimisht organet e drejtësisë për mënyrën e trajtimit të këtij rasti.

Në Kuvendin e Kosovës, më 6 prill, edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e kritikoi vendimin e Gjykatës Supreme.

“Për mua është e papranueshme që një person, i cili dënohet me burgim të përjetshëm, aq lehtësisht lirohet nga akuza”, tha ajo.

Që nga viti 2010 deri në fund të vitit 2022, në Kosovë janë vrarë 50 gra, ndërsa autorë të dyshuar ose të akuzuar, në shumicën e rasteve, kanë qenë bashkëshortët. Organizatat joqeveritare kanë kritikuar organet e drejtësisë për dështim në mbrojtjen dhe zbardhjen e këtyre rasteve./REL/

 

Etiketa: Donjeta Pajazitajkosovevrasje


Ju sugjerojmë

Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike
Bota

Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike

26 Shtator, 2025 9:42 am
Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA
Bota

Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA

26 Shtator, 2025 9:39 am
Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin
Kronikë

Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

26 Shtator, 2025 9:36 am
A po i braktisin Netanyahu dhe Trump negociatat e armëpushimit me Hamasin në Gaza?
Bota

Trump: Nuk do ta lejoj Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor

26 Shtator, 2025 8:33 am
Kryesore

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

26 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 26 shtator 2025

26 Shtator, 2025 8:29 am
A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
-U tha në Opinion

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

25 Shtator, 2025 10:34 pm
Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
-U tha në Opinion

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

25 Shtator, 2025 10:09 pm
Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
-U tha në Opinion

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

25 Shtator, 2025 9:43 pm
Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
Bota

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

25 Shtator, 2025 8:28 pm
Para
Politika i uron shqiptarëve Pashkën

Politika i uron shqiptarëve Pashkën

Importet “mbysin” produktet shqiptare

Importet “mbysin” produktet shqiptare

Kroçera nuk ankorohet dot në Vlorë, turistët do zbresin me barkat e anijes

Kroçera nuk ankorohet dot në Vlorë, turistët do zbresin me barkat e anijes
















TE FUNDIT

Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike

Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike
26 Shtator, 2025

Departamenti i Drejtësisë ngriti të enjten një padi ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, James Comey, për dy akuza që...

Lexo më shumë

Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA

Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA
26 Shtator, 2025

Videoja filloi të shpërndahej në fillim të gushtit, kryesisht nëpër kanalet e Telegramit të njohura për sentimente nacionaliste ruse dhe...

Lexo më shumë

Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin
26 Shtator, 2025

Vangjush Dako ka kryer përfundimisht dënimin me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Pasi u kthye në burgun e...

Lexo më shumë

Trump: Nuk do ta lejoj Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor

A po i braktisin Netanyahu dhe Trump negociatat e armëpushimit me Hamasin në Gaza?
26 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk do ta lejojë Benjamin Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor të pushtuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com