Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj të rinjve shqiptar nga një grup personash.
Ambasada bën me dije se po e ndjek nga afër ngjarjen e sotme, ku tre shtetasit shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi.
“Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.
Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimim e autorëve.
Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze”, thuhet në reagimin e ambasadës.