Ndërron jetë në spital Zaje Koburja, bahkëshortja e bukëpjekësit të njohur në Elbasan, Xhevat Koburja.
Gjatë grabitjes së banesës 8 ditë më parë ajo ishte dhunuar nga grabitësit dhe pavarësisht ndihmës mjekësore nuk arriti t’i shpetonte dot plagëve.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të dats 3 janar 2016.
Grabitësit pasi kanë goditur me mjete të forta bukëpjekësin 80-vjeçar dhe bashkëshorten e tij 60-vjeçare, grabitën 140 mijë lekë dhe u larguan.
Policia ende nuk ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tyre