Aktualitet

U denoncua nga një qytetar, Gjykata dënon Bojken Lakon për 4 dritare pa leje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:01 - 07/04/22 |
Opi Nion

Detaje të tjera janë bërë të ditura rreth dënimit të këngëtarit Bojken Lako për veprën penale “Ndërtim pa leje”. Këngëtari u dënua nga gjykata me 3 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar dënimi i kthehet në shërbim prove.

Mësohet se Lako u denoncua fillimisht nga një qytetarë, i cili ka telefonuar policinë për punimet që po bëheshin në ndërtesë. Denoncimi është bërë të në shkurt 2021, ku qytetari ka denoncuar se në një godinë në rrugën “Shefqet Musaraj” po kryheshin punime pa leje.

Sipas dokumenteve të Gjykatës, Lako u ka thënë punonjësve të policisë se po kryente punime në ambientin pranë NISHARAK-ut, për ta kthyer në studio muzikore dhe për këtë kishte marrë lejet përkatëse.

Më pas inspektorët e IMT të Bashkisë Tiranë kanë konstatuar se “po bëheshin punime pa dokumentacion në objekt, që konsiston në hapjen e katër dritareve në njërën faqe të objektit, me përmasa 75x140cm dhe 120x140cm, në katin e dytë të ndërtesës.

Ndaj subjektit Bojken Lako është mbajtur proces-verbal i konstatimit të kundërvajtjes Nr.3963 dt.17.02.2021, ndërsa me vendimin Nr.3287 dt.26.02.2021 duke e dënuar me gjobë në shumën 50 000 lekë”.

Ndërsa në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet:

Në deklarimet e tij, Bojken Lako është shprehur se me “lejen” me të cilën ishte pajisur, ka menduar që mund të bënte ndërhyrje, duke hapur edhe dritaret në katin e dytë dhe të mos kishte problem, por shkresa e Njësisë Administrative Nr.7 është bërë nga pronari dhe jo nga Bojken Lako dhe saktësisht është kërkuar që në objekt të kryhen “suvatime të pjesshme, lyerje si dhe riparime elektrike dhe hidraulike” si dhe përmendet se ndërhyrjet e bëra jashtë kësaj kërkese dhe rregullores së Zhvillimit të Territorit e ngarkon subjektin me përgjegjësi ligjore. Siç rezulton nga deklarimet e shtetasit Bojken Lako, proces-verbali për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe tabela fotografike, punimet e kryera nuk janë punime të brendshme, por është ngritur një ndërtim i ri tërësisht e ndryshe nga ajo e mëparshme”.

Pas