Bota

U arratis nga Ukraina? Zelensky publikon videon nga zyra: Jemi duke punuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:14 - 05/03/22 |
Opi Nion

Pas akuzave se është larguar nga Ukraina, Presidenti Volodymyr Zelensky, është përgjigjur duke postuat një video në Instagram, ku shprehet se nuk ka ikur nga kryeqyteti, Kiev.

Zelensky qëndron në një zyrë së bashku me disa zyrtarë të tjerë, teksa thekson se askush nuk është larguar nga Ukraina dhe se të gjithë po punojnë.

 “Çdo dy ditë dalin informacione se unë kam ikur diku. Kam ikur nga Ukraina, nga Kievi, nga zyra ime. Siç mund ta shihni, unë jam këtu në vendin tim, Andriy Borisovich (Yermak) është këtu. Askush nuk ka ikur askund. Ne jemi duke punuar. Na pëlqen vrapimi, por tani nuk kemi kohë për këtë, për ushtrime të ndryshme kardio”, tha ai me shaka. “Puna, lavdi Ukrainës.”, tha Zelensky./ Opinion.al

 

Pas