Ka dalë sot para gjykatës shtetasi nga Taxhikistani Komron Zukhurov, i arrestuar më 29 prill, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol. Gjykata e Tiranës ka vendosur masen arrest me burg për 24 vjeçarin, cili ishte shpallur në kërkim nga Gjermania, me akuzën “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”. Zukhurov është i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).
Avokati i të akuzuarit, ish-deputeti Asllan Dogjani e mohoi akuzën për sulm terrorist të taxhikistanezit, ndërsa tha se ai ndodhej në Shqipëri i strehuar pasi kërkohet nga regjimi në Taxhikistan. Zukhuriv ka qenë i pajisur me një vizë për të hyrë në Shqipëri, që dyshohet se e ka marrë në ambasadën tonë në Rusi./Opinion.al