Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Von der Leyen: Nevojiten vaksina në shifra të papërfytyrueshme të mëdha

2020/05/02 at 1:15 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Presidentja e KE: Të moshuarit të izolohen deri në fund të vitit

European Commission President Ursula von der Leyen speaks during a press statement at the Berlaymont building in Brussels on March 10, 2020. (Photo by Kenzo TRIBOUILLARD / AFP) (Photo by KENZO TRIBOUILLARD/AFP via Getty Images)

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me profesion mjeke, synon të hënën në konferencën ndërkombëtare të donatorëve të mbledhë 7,5 miliardë euro që vaksina e Coronës të jetë e mundur për të gjithë.


Deutsche Welle: Zonja von der Leyen, të hënën Komisioni Europian në një konferencë donatorësh kërkon të mbledhë 7,5 miliardë euro për të zhvilluar një vaksinë kundër virusit Corona dhe të mbështesë terapitë kundër COVID-19. Çfarë doni të arrini ju?

Ursula von der Leyen: Për ne është e rëndësishme që të gjejmë një përgjigje të fortë kundër virusit Corona. Ai nuk njeh kufij, nuk njeh kombe. Virusin mund ta mundim vetëm me një vaksinë. Prandaj duhet të veprojmë në mënyrë globale dhe të koordinuar, sepse duam të pengojmë që të kenë qasje tek vaksina që do të zhvillohet dikur, vetëm ata që kanë para. Kemi filluar të veprojmë në mënyrë të koordinuar për virusin, por tani duhet të zgjerojmë kapacitetet për ta prodhuar kur ta kemi. Nevojiten vaksina në shifra të papërfytyrueshme të mëdha. E duhet të sigurojmë që ato të jenë shpërndara drejt dhe me çmim të arsyeshëm në çdo cep të botës. Për këtë po punojmë. E për këtë kemi nevojë për fonde. Kemi një rrjet global dhe të hënën duam të mbledhim në një konferencë donatorësh 7,5 miliardë euro. Ky është vetëm fillimi, më vonë do duhen më shumë.

Thatë se duhet një çmim i arsyeshëm. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, shkon më tej duke thënë, se vaksina duhet t’i përkasë të gjithë botës dhe jo shteteve të caktuara. A i përket kjo vaksinë njerëzimit?

Natyrisht duhet të ketë qasje çdokush në këtë vaksinë. Prandaj kemi ftuar shumë aktorë, si për shembull Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Fondacionin “Melinda-und-Bill-Gates”, fondet „Ëelcome-Trust”, „United Global Funds”, për të përmendur disa prej tyre. Mbështetemi nga shumë shtete në botë. Këtë iniciativë e solla në takimin e G20-s. Kjo është e nevojshme që të ndjekim një strategji globale e të koordinuar.

Ndërkohë ekonomia europiane është goditur rëndë. Ka kritika, se BE ndërmerr shumë vonë diçka. Ju po përpiqeni për një fond rimëkëmbeje të ekonomisë në BE. Por nuk ka plan konkret. Sa urgjent është ky fond?

Fillimisht ne, BE dhe vendet anëtare kemi mobilizuar për krizën akute një shumë prej 3400 miliardë eurosh. Ndihmat shtetërore u organizuan të tilla që të jepen fleksibël, ashtu si edhe fondet aktuale europiane. Kemi krijuar një program për të ruajtur vendet e punës. Njerëzit paguhen për punën me orar të shkurtuar, që më vonë kur firmat rentabël të startojnë sërish të kthehen në orar të plotë. Por kemi nevojë për një instrument më të madh për rimëkëmbjen. Kemi propozuar, që të punojmë me buxhetin shtatëvjeçar të BE por ta zgjerojmë atë me një instrument, që afrohet me një plan Marshall. Ky është një instrument për investime dhe solidaritet që do të mbahet nga të 27 vendet anëtare. Kemi të bëjmë me një ndërmarrje të madhe, por jam plot besim, se do ta realizojmë.

Si do të jetë ky instrument. Ka shtete jugore si Italia e Spanja që kërkojnë borxhe të përbashkëta, coronabonds. Kundër kësaj janë Gjermania e Holanda. Çfarë do të përfshijë ky instrument?

Në të gjithë këtë instrument ne me siguri do të kemi një balancë të drejtë mes granteve dhe kredive. Në këtë procedurë duhet të negociojmë me të gjithë vendet anëtare, por e rëndësishme është, që vendet anëtare janë dakord t’i hyjmë kësaj rruge.

Një temë tjetër që luan rol është ajo e vlerave dhe parimeve europiane. A jeni e shqetësuar, se kriza mund të përdoret në BE për të kufizuar të drejtat demokratike, si në Hungari për shembull?

20 shtete të BE morën masa të pazakonta, që është në rregull në kohën e krizës, sepse duhej vepruar shpejt. Por këto masa duhet të jenë proporcionale dhe të kufizuara në kohë. Kjo është shumë e qartë. Dhe ato duhet të verifikohen nga ana demokratike. Ne e ndjekim me shumë vëmendje, si zbatohen këto masa, kur bëhet fjalë për lirinë e fjalës apo të medias. Jemi të gatshëm të ndërhyjmë menjëherë, nëse diçka nuk është e përshtatshme apo nuk është e kufizuar në kohë.

Kur Hungaria më 30 mars miratoi ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, ju thatë, se kriza e Coronës nuk duhet të keqpërdoret për të minuar demokracinë, por nuk përmendët Hungarinë. Për këtë kritikoheni. Ju vjen keq sot që nuk e përmendët me emër Hungarinë?

Për ne është e rëndësishme, që të vlerësojmë njësoj çdo vend anëtar. E drejtë, kemi pasur përvoja të vështira në lidhje me Hungarinë. Ne do ta shohim këtë me shumë vëmendje, por duhet të ketë edhe drejtësi mes vendeve anëtare. Pretendimi që ne i mbajmë lart të drejtat themelore në BE dhe jemi mbrojtës të marrëveshjeve funksionon vetëm nëse jemi tërësisht neutralë kundrejt të gjitha shteteve anëtare. Por duhet të jemi gati që të veprojmë, nëse ka zhvillime të shtrembëruara. Këtu jam e qartë: Ne do të ndërhyjmë, kur të shikojmë, që masat nuk janë në përpjesëtim.

Si e shikoni këtë situatë në botë dhe Europë si mjeke?

Kjo krizë e Coronës është paimagjinueshme, por ajo ka anë të tjera. Na tregon, se çfarë gjërash duhet të mësojmë. Kemi nevojë për një shkëmbim gjithnjë e më të mirë të të dhënave mjekësore në BE, por edhe në botë për të qenë të përgatitur më mirë. Shohim, se sa e rëndësishme është të kemi sisteme shëndetësore efektive, që dinë të përballojnë krizat dhe gjendjen e shokut. Duhet të zgjerojmë mundësitë që artikuj të rëndësishëm mjekësore si veshjet mbrojtëse apo aparate intubimi t’i prodhojmë në Europë, t’i magazinojmë aty e shpërndajmë. Por kemi parë edhe solidaritet javët e fundit. Mjekë rumunë e polakë që kanë shkuar në Itali. Italia ndan teste me vende të tjera. Franca ka dërguar pacientë në Gjermani e Austri. Franca ka dërguar maska në Spanjë e Itali. Ka shumë shembuj solidariteti. Të bën mirë të shohësh një gjë të tillë./DW

Bisedën e zhvilloi Sarah Kelly.

Dr. Ursula von der Leyen (61) është presidente e Komisionit Europian nga dhjetori 2019. Më parë ajo ka qenë politikane e CDU-së. Mjekja e specializuar ka qenë edhe ministre e Mbrojtjes në kabinetin e Angela Merkelit.

 

Etiketa: ursula


Ju sugjerojmë

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Futboll/Përurohet fusha e re në Picalle, Duka: Për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen
Sport

Futboll/Përurohet fusha e re në Picalle, Duka: Për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen

24 Qershor, 2026 3:03 pm
Botërori 2026/ Cilat janë 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
Sport

Botërori 2026/ Cilat janë 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin

24 Qershor, 2026 2:38 pm
Alarm në Francë/ Konfirmohet rasti i parë i Ebolës, pacienti nën izolim të plotë
Bota

Alarm në Francë/ Konfirmohet rasti i parë i Ebolës, pacienti nën izolim të plotë

24 Qershor, 2026 2:33 pm
Protesta, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme
Kronikë

Protesta, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

24 Qershor, 2026 2:28 pm
Para
Çfarë paralajmëroi Kurti pas mbledhjes së presidentit Thaçi me partitë

Kompetencat e Thaçit për qeverinë? Kurti i drejtohet Venecias

“Le monde illustré” (1876)/ Pashko Vasa, guvernatori i Hercegovinës

“Le monde illustré” (1876)/ Pashko Vasa, guvernatori i Hercegovinës

Tjetër anëtar i kabinetit rus preket nga koronavirusi

Tjetër anëtar i kabinetit rus preket nga koronavirusi
















TE FUNDIT

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
24 Qershor, 2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes ka thënë përsëri se IDF nuk do të tërhiqet nga zonat që ka pushtuar në Libanin...

Lexo më shumë

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
24 Qershor, 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj të zgjedhur në...

Lexo më shumë

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
24 Qershor, 2026

Irani dhe SHBA kanë ngritur në distancë, pikëpyetje nëse agjencia botërore për energjinë bërthamore do të kryejë inspektime në centralet atomike në...

Lexo më shumë

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
24 Qershor, 2026

Temperaturat ekstreme që po shënohen në shumë vende të Europës po ndikojnë jo vetëm në shëndetin e njerëzve, por edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}