Denis Havalja 30 – vjeç u arrestua nga shërbimet e policisë së Bulqizës pasi kreu marrdhënie seksuale me një të mitur. Denoncimi u bë ditën e djeshme nga familjarët e të miturës.
Sipas të dhënave 30 – vjeçari e kishte marrë shtetasen me inicialet M.D me makinë tip Range Rover me targa të huaja në zonën e “Fushë Bulqizës” dhe e kishte çuar në periferi ku kreu marrdhënie seksuale me dëshirën e vajzës.
Pas marrjes në dijeni Policia e Bulqizës ka arrestuar në flagrancë të riun dhe të miturën në makinë.
Gjatë marrjes në pyetje 30 – vjeçari Havalja ka deklaruar se me vajzën ishin të lidhur prej rreth një muaj dhe se s’ka bërë asgjë jashtë dëshirës së saj.
E mitura 13 – vjeçare është trajtuar me psikolog ndërsa i është nënshtruar dhe ekspertizës mjeko – ligjore. Denis Havalja akuzohet për veprën penale të “marrdhënies seksuale me të mitur” si dhe ”për drejtim mjeti pa patente”. /Tv Klan