Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënon me 3 vjet burgim ish-kryetarin e gjykatës Pukë, Shtjefen Lleshi, i akuzuar nga Prokuroria për veprën penale “korrupsion pasiv të gjyqtarëve…”, në bashkëpunim.
Nga hetimet e zhvilluara nga organi i akuzës rezultoi se gjyqtari Lleshi, në bashkëpunim me prokurorin e rrethit të Pukës si edhe disa zyrtarë të tjerë të gjykatës dhe sistemit të drejtësisë, kishin marrë shuma të konsiderueshme parash nga një shtetas, me qëllim zbutjen e masave të sigurisë për disa familjarë të një shtetasi, të cilët akuzoheshin për pjesëmarrje në një protestë të paligjshme në lagjen Nushaj, Pukë.