Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turqia tërheq ambasadorin nga Tel Avivi: Krimet e luftës do të dërgohen në Hagë

2023/11/04 at 3:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Turqia tërheq ambasadorin nga Tel Avivi: Krimet e luftës do të dërgohen në Hagë

Turqia ka tërhequr ambasadorin e saj në Tel Aviv për shkak të sulmeve të vazhdueshme në Gaza.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se Sakir Ozkan Torunlar u tërhoq “duke pasur parasysh tragjedinë humanitare që po ndodh në Gaza, dhe thirrjet për armëpushim që kanë rënë në vesh të shurdhët.”

Vendimi vjen pasi Izraeli tërhoqi të dërguarit e tij në Turqi muajin e kaluar për të rivlerësuar lidhjet mes dy vendeve pasi Erdogan i cilësoi militantët e Hamasit si luftëtarë të lirisë.

Nga ana tjetër, presidenti turk dërgoi mesazhe në të gjitha drejtimet pas kthimit nga Kazakistani, ku mori pjesë në samitin e dhjetë të Organizatës së Shteteve Turke.

“Netanyahu nuk është më një person që mund të konsiderohet në asnjë lloj mënyre bashkëbiseduesi ynë, ne e fshimë dhe e hodhëm tutje,” deklaroi Erdogan duke e bërë kryeministrin izraelit përgjegjës për situatën e krijuar në Gaza.

Po ashtu, ai theksoi se Ankaraja do të bëjë gjithçka për ta çuar çështjen e Gazës në Hagë.

“Ne do të mbështesim iniciativat që do t’i dërgojnë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës nga Izraeli në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Autoritetet tona përkatëse, veçanërisht Ministria jonë e Jashtme, do ta kryejnë këtë punë”, shtoi lideri turk.

Megjithatë, ndërprerje të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve nuk do të ketë. Erdogan sqaroi se ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe kreun e shërbimeve sekrete, Ibrahim Kalin, do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet diplomatike.

Turqia, e cila ka përshkallëzuar ashpër kritikat e saj ndaj Izraelit për krizën humanitare në Gaza, mbështet një zgjidhje me dy shtete dhe pret anëtarët e Hamasit, të cilin nuk e sheh si një organizatë terroriste, ndryshe nga SHBA, Britania dhe vende të tjera të Perëndimit.

Ankaraja ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe ka ofruar ngritjen e një sistemi për ta garantuar atë.

Përpara luftës Izrael-Hamas, Turqia po punonte për të riparuar marrëdhëniet me Izraelin pas disa vitesh të vështira mes dy vendeve.

Ju sugjerojmë

Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin
Politikë

Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin

8 Janar, 2026 12:45 pm
Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras

8 Janar, 2026 12:42 pm
Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës
Aktualitet

Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

8 Janar, 2026 12:20 pm
Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët
Aktualitet

Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët

8 Janar, 2026 12:17 pm
Moti i keq, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës
Aktualitet

Moti i keq, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës

8 Janar, 2026 12:11 pm
Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues
Kronikë

Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues

8 Janar, 2026 12:04 pm
Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
Bota

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

8 Janar, 2026 10:10 am
Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit
Aktualitet

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit

8 Janar, 2026 9:35 am
Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar
Aktualitet

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

8 Janar, 2026 9:15 am
Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

8 Janar, 2026 9:10 am
Para
Tonali po hetohet edhe në Angli, dyshohet se ka vënë bast edhe për Newcastle

Tonali po hetohet edhe në Angli, dyshohet se ka vënë bast edhe për Newcastle

Mësohet shkaku i shpërthimi në karburantin në Tiranë

Mësohet shkaku i shpërthimi në karburantin në Tiranë

Bllokohet rruga e Kurveleshit, ekipet e emergjencave po punojnë për zhbllokimin e aksit

Bllokohet rruga e Kurveleshit, ekipet e emergjencave po punojnë për zhbllokimin e aksit

TE FUNDIT

Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin

Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin
8 Janar, 2026

Anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve, kanë deklaruar se edhe sot nuk është zhvilluar mbledhja, me qëllim shqyrtimin e...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras

Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras
8 Janar, 2026

Autoritetet civile në Fier kanë shpallur evakuim të menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Ferras, për shkak të rrezikut të...

Lexo më shumë

Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës
8 Janar, 2026

Autoritetet kanë shpallur evakuim të menjëhershëm për banorët e Bashkisë Durrës, konkretisht në Njësitë Administrative Sukth dhe Katund i Ri,...

Lexo më shumë

Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët

Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët
8 Janar, 2026

Klodian Braho ka mbajtur sot mbledhjen e parë si drejtues i SPAK me gjithë trupën e prokurorëve. Gjatë mbledhjes, e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com