Një zyrtar turk ka mohuar pretendimet se një nga anijet e Turqisë ka ndihmuar në shpëtimin e ekuipazhit të anijes ruse Moskva.
Pretendimi u bë më herët sot nga ministri i mbrojtjes i Lituanisë, Arvydas Anusauskas. Ai tha gjithashtu se autoritetet turke dhe rumune kishin konfirmuar se anija ishte fundosur. Zyrtari turk refuzoi t’i komentonte deklaratat.
Ministria ruse e mbrojtjes këmbëngul se anija është ende në det dhe vazhdimisht ka mohuar pretendimet se Moskva është goditur nga forcat ukrainase.