Kronikë

Bllako 2 orë në SPAK: Nuk kam pasur rol vendimmarrës, kam përcjellë shkresën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:01 - 14/04/22 |
Opi Nion

Për gati dy orë me radhë ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dha shpjegime të enjten në SPAK për akuzat e ngritura ndaj tij në hetimin për inceneratorin e Fierit.

Bllako u shoqërua në godinën e Prokurorisë së Posaçme nga burgu 313, ku qëndron prej dy javësh, pas arrestimit të tij për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”.

Sipas tij, procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit dhe se ai ka pasur detyrë vetëm ta përcjellë shkesën Këshillit të Ministrave për Miratim.

Për sa i përket akuzës së korrupsionit për punësimin e babait të tij në mënyrë fiktive në incineratorin e Tiranës, Bllako është shprehur se kontrata për punësimin e babait të tij nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administratorit Italian.

Gjithashtu ai ka shtuar se babai i tij ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrëveshja për inceneratrin e Fierit. Dëshmia e bllakos do administrohet tashëm në fashikujt e dosjes hetimore.

Pas Bllakos, SPAK pritet të marrë në pyetje gjatë së premtes ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për hetimin e inceneratorit të Fierit dhe të Elbasanit. Në të dy hetimet, Koka akuzohet për “shpërdorim të detyrës”, “korrupsion” dhe “pastrim të parave”.

Koka do të shoqërohet nga paraburgimi i Durrësit, ku ai është zhvendosur disa ditë më parë. Largimi i tij nga paraburgimi 313 u bë jo vetëm për shkak të afërsisë me familjen, rezidentë në qytetin e Durrësit, por në këtë fazë të hetimit edhe për të shmangur kontaktet e ish-vartësin e tij, Alqi Bllako.

Pas