Turqia ka arrestuar dy reporterët që punojnë për organizatat e huaja në juglindje të Turqisë.
BBC Turkish raporton se korrespodentja e saj Hatice Kamer u arrestua dje në qytetin Sirvan, ku po mbulonte një ngjarje për shembjen e minierës më 17 nëntor, ku 11 trupa janë nxjerrë deri tani.
Zëri i Amerikës ka deklaruar se reporteri i saj i pavarur Khajijan Farqin, u arrestua po të njëjtën ditë në Diyarkabir.
Ndërsa, autoritetet turke nuk kanë dhënë ende asnjë deklaratë për arrestimet.