Në Turqi më 16 prill, do të mbahet referendumi për ndryshimet kushtetuese të propozuara.
Sistemi parlamentar do të zëvendësohet me presidencë ekzekutive, që është kërkuar nga presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar sot Komisioni i Lartë Zgjedhor.
Propozimi do t’i mundësonte presidentit që të publikonte dekrete, të shpallte udhëheqje të jashtëzakonshme, t’i nominonte ministrat dhe zyrtarët elartë shtetërorë dhe ta shpërbënte parlamentin.
Presidenti Erdogan ka thënë se kjo reformë do të sillte stabilitet në kohën e trazirave.
Por, kundërshtarët e tij thonë se kanë shqetësime se ndryshimet do të sillnin rritje të sundimit autoritar.
Nëse kjo masë kalon në referendum, atëherë do të hapej rruga që presidenti Erdogan të mbetej në këtë post deri në vitin 2029.