Historiani turk që shau Skënderbeun si tradhëtar të sulltanit dhe vrasës grash e fëmijësh, nuk do të shkelë në Shqipëri. Ai do të shpallet person non grata. Nga burimet mësohet se Ministria e Brendshme ka nisur procedurat per futjen e tij në “listen e zezë”.
Historiani, autor edhe i një programi televiziv në Turqi, gjatë një vizite në Lezhë, në muzen e heroit tonë kombëtar, e krahasoi Skënderbeun me kurdët e PKK-së në Turqi, që sulmojnë njerëz të pafajshëm.