Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turizmi nuk ndalet, hyrjet e të huajve u rritën me 29.3% në janar-prill

2024/05/29 at 8:20 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Turizmi nuk ndalet, hyrjet e të huajve u rritën me 29.3% në janar-prill

Shqipëria turistike ka vijuar të mbetet një magnet për të huajt në katër muajt e parë të këtij viti duke shënuar rritje dyshifrore të hyrjes së të huajve.


Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve tregojnë se në janar-prill kanë hyrë në territorin e vendit mbi 2.3 milionë të huaj me një rritje 29.3 për qind në raport me një vit më parë.

“Në Prill 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 609.351, duke pësuar një rritje me 11,3%, krahasuar me Prill 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 794.129. Ky numër është rritur me 29,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023” vlerëson INSTAT.

Ndërkohë gjatë muajit Prill 2024, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin shqiptar, 1.4milionë shtetas shqiptar dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 20,8%, krahasuar me Prill 2023. 1.4 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 22,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT në Prill 2024, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 753.973 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 16.699 dhe 5.301 shtetas

Në Prill 2024, krahasuar me Prill 2023, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë: rritje, për qëllime personale me 28,8%; • rritje, për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 30,6%; • rritje, për biznes dhe qëllime profesionale me 57,4%.

Turoperatorët në vend raportojnë për një rritje të dukshme të vizitorëve në këto 5 muaj të parë të vitit por edhe për rezervimet në vazhdim. Sezoni i verës pritet të arrijë një tjetër pik ku ka një interes të shtuar të turistëve individualë por edhe të organizuar. Italianët ashtu si edhe një vit më parë mbeten grupi me vizitorët më të lartë teksa ka një rritje të dukshme të spanjollëve, gjermanëve ndërkohë që nga të organizuarit në krye qëndrojnë polakët.

Daljet e shtetasve

“Në muajin Prill 2024, 613.196 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 8.8%, krahasuar me Prill 2023. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Prill 2024, janë 789.064. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 35,2%” vlerëson INSTAT./MONITOR



Ju sugjerojmë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
Bota

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

22 Qershor, 2026 8:40 pm
“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
Bota

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

22 Qershor, 2026 7:11 pm
I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
Bota

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

22 Qershor, 2026 6:58 pm
13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar
Bota

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar

22 Qershor, 2026 6:24 pm
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

22 Qershor, 2026 5:40 pm
Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit
Kronikë

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit

22 Qershor, 2026 5:35 pm
Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA
Sport

Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA

22 Qershor, 2026 5:32 pm
Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
Kryesore

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

22 Qershor, 2026 2:08 pm
Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

22 Qershor, 2026 1:58 pm
Para
Rrezikon 4 vite burg nëse shpallet fajtor, jepen argumentet finale në gjyqin kundër Trump

Rrezikon 4 vite burg nëse shpallet fajtor, jepen argumentet finale në gjyqin kundër Trump

Shoqata e Ndërtuesve: Rritet 30% kërkesa për apartamente në bregdet, 40% e blerjeve nga të huajt

Shoqata e Ndërtuesve: Rritet 30% kërkesa për apartamente në bregdet, 40% e blerjeve nga të huajt

Tuneli i Llogarasë drejt përfundimit, Rama: Do t’ju çojë në jug sa hap e mbyll sytë

Tuneli i Llogarasë drejt përfundimit, Rama: Do t’ju çojë në jug sa hap e mbyll sytë
















TE FUNDIT

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
22 Qershor, 2026

Dy fëmijë, të moshës dy dhe katër vjeç, janë gjetur të vdekur në një automjet në juglindje të Francës, në qytetin...

Lexo më shumë

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
22 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 23-të e protestës qytetare. Një pjesë e qytetarëve ishin grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, ndërsa...

Lexo më shumë

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
22 Qershor, 2026

Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, duke notuar në zona të pambikëqyrura, në kushte të nxehtësisë ekstreme. Kjo...

Lexo më shumë

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
22 Qershor, 2026

José Luis Ábalos, ish-ministër i Transportit dhe një nga figurat më të rëndësishme të Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjollë (PSOE),...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}