TIRANË- Është duke u zhvilluar aktualisht tryeza e thirrur nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë në lidhje me reformën zgjedhore.Në tryezë janë Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.
Ftesat u janë drejtuar krerëve më të lartë të politikës dhe institucioneve në vend. Presidenti Bujar Nishani edhe pse kishte ftesë ka munguar në këtë tryezë.
Veç drejtuesve më të lartë të politikës shqiptare në panel do të jenë dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian Romana Vlahutin.