Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump zotohet të kthejë një politikë të viteve ‘50 që shkaktoi vuajtje për miliona emigrantë

2024/01/03 at 8:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump akuzohet për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve

Në verën e vitit 1954 administrata e ish presidentit Eisenhower ndërmori një operacion me natyrë ushtarake për të dëbuar emigrantët meksikanë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Ish-presidenti Donald Trump e ka vlerësuar këtë operacion që kur kandidoi për herë të parë për postin.


Ata që kanë vuajtur pasojat e tij dhe historianë argumentojnë se  Trump po përdor fragmente të historisë për qëllime politike ndërkohë që po anashkalon dështimet e administratës amerikane gjatë presidencës së tij.

Mes atyre që u prekën nga operacioni i vitit 1954 ishte edhe Noelia Sanchez, bijë prindërish meksikanë, e lindur në Misuri.

Noelia Sanchez lindi në tokat bujqësore të jugperëndim të Misurit, ku prindërit e saj meksikanë ishin punëtorë sezonalë, në vitet 1950.

Kur ajo ishte 1 vjeç, Noelia dhe e ëma, Aurora, të cilat ndryshe nga punëtorët meshkuj nuk kishin dokumente pune, u ndaluan së bashku me dhjetëra emigrantë të tjerë në zonën e Çikagos. Vajza e lindur në SHBA dhe nëna e saj u detyruan të ktheheshin në Meksikë së bashku me qindra mijëra të tjerë.

“Nuk ishte diçka normale. Por ndoshta isha shumë e vogël për ta kuptuar atë që po ndodhte. Dija vetëm që më morën së bashku me nënën. Por nuk e dija se cila ishte arsyeja që na ndanë”, tregon Noelia Sanchez, bijë emigrantësh meksikanë.

Dëbimet e tyre ishin pjesë e një përpjekjeje të qeverisë amerikane që në dokumentet zyrtare dhe në media njihej si “Operacioni Wetback”, një shprehje që u referohej meksikanëve që kalonin me not lumin Rio Grande për të hyrë në mënyrë të paligjshme në SHBA, dhe që konsiderohet një fyerje racore.

“Kur i tregova djalit, shumë vite më parë, për dëbimin dhe gjithçka tjetër, ai bëri disa kërkime, dhe në arkiva zbuloi se kjo kishte ndodhur gjatë periudhës së atij operacioni”, thotë Noelia Sanchez.

Djali i Noelias tani është avokat emigracioni në Çikago.

“Ky është realiteti në të cilin u rrita në Çikago, shumë i vetëdijshëm për marrëdhëniet tona me policinë dhe qeverinë amerikane, që është një nga arsyet e shumta që më nxitën të ndjek studimet për drejtësi”, shprehet Joaquin Sanchez.

Që kur kandidoi për herë të parë për president, zoti Donald Trump ka lavdëruar bastisjet e bëra gjatë presidencës Eisenhower.

Tani ai po u premton votuesve se do të ndërmarrë operacionin më të madh të dëbimit në historinë amerikane, madje përtej nivelit të viteve 1950.

Trump ka përshkallëzuar retorikën e tij kundër emigrantëve teksa kërkon një mandat të dytë, duke u shprehur para mbështetësve të tij, në dy raste në javët e fundit, se emigrantët po “helmojnë gjakun e vendit “.

Njerëzit e prekur nga “Operacioni Wetback” dhe historianë mbi emigracionin argumentojnë se zoti Trump po përdor fragmente të historisë dhe retorikës për qëllime politike, ndërkohë që anashkalon dështimet e administratës së tij për të kryer dëbime masive, edhe pse miratoi kufizime të forta mbi azilin./ VOA



Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Para
Sulmi në Iran, Uashingtoni: SHBA dhe Izraeli nuk janë përfshirë në këtë masakër

Sulmi në Iran, Uashingtoni: SHBA dhe Izraeli nuk janë përfshirë në këtë masakër

“Ideologjia perëndimore antifamiljare”, Putin “i shpall luftë” komunitetit LGBTI

Sulmi në Iran, Putin: Vrasja e njerëzve paqësorë është tronditëse dhe mizore

E rrahu polici në lokal, por u dënua viktima! Qytetari bën 8 muaj burg kot

E rrahu polici në lokal, por u dënua viktima! Qytetari bën 8 muaj burg kot
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}