Donald Trump ka emëruar Kashyap “Kash” Patel si drejtor të FBI-së, për të udhëhequr agjencinë federale të zbatimit të ligjit që presidenti i zgjedhur prej kohësh e ka kritikuar si të korruptuar.
Patel, 44 vjeç, ka punuar si prokuror federal dhe një mbrojtës publik, por u bë i njohur në qarqet e Trump pasi shprehu zemërim për hetimin e agjencisë nëse fushata e Trump komplotoi me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
Trump u shpreh se nën drejtimin e Patel FBI do t’i jepte fund epidemisë në rritje të krimit në Amerikë dhe do të çmontonte bandat kriminale të migrantëve.
Ish-shefi i shtabit të departamentit të mbrojtjes së SHBA-së në administratën e parë të Trumpit, Patel ka qenë një mbështetës i palëkundur i presidentit të ardhshëm republikan.
Që Patel të merrte këtë detyrë, drejtori aktual i FBI-së, Christopher Wray, do të duhej të jepte dorëheqjen ose të pushohej – megjithëse Trumpi në postimin e tij nuk ka bërë thirrje për këtë.
Trumpi ka thënë po ashtu se ka në plan të emërojë Chad Chronister, sherif i kontesë Hillsborough të Floridës, si kreu i Agjencisë së Zbatimit të Drogës.
Patel, Chronister dhe kandidatja për Prokurore të Përgjithshme, Pam Bondi plotësojnë zgjedhjet e Trumpit për zyrtarë të zbatimit të ligjit./Opinion.al