Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump vazhdon përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve

2020/12/11 at 8:16 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Trump vazhdon përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump vazhdoi të enjten me përpjekjen e tij pa gjasa për sukses për të përmbysur humbjen e tij ndaj Presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke u takuar në Shtëpinë e Bardhë me prokurorët e përgjithshëm të shteteve republikane të cilët po mbështesin një padi të ngritur nga shteti i Teksasit në Gjykatën e Lartë, që po përpiqet të bëjë të pavlefshme miliona vota në shtetet ku ka fituar zoti Biden.


Disa ekspertë ligjorë thanë se padia nuk kishte shanse për sukses, por zoti Trump tha në Twitter, se “Gjykata e Lartë ka një shans për të shpëtuar vendin tonë nga abuzimi më i madh i zgjedhjeve në historinë e Shteteve të Bashkuara”.

Twitter e shoqëroi postimin me shënimin se “pretendimi i zotit Trump në lidhje me mashtrimin e zgjedhjeve është i pasaktë”. Twitter e shoqëroi me të njëjtin shënim edhe një pretendim se zgjedhjet e 3 nëntorit ishin “më të korruptuarat në histori, deri tani. Ne fituam !!!”

Por Presidenti Trump, pasi ka humbi dhjetëra sfida gjyqësore ndaj fitores së zotit Biden në disa shtete që përcaktuan rezultatin e zgjedhjeve, e ka përqendruar përpjekjen e tij për të ruajtur pushtetin në padinë e Teksasit, e cila u soll në gjykatën e lartë të Shteteve të Bashkuara nga një prej mbështetësve e tij, Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton.

Padia e zotit Paxton kërkon që të zhvlerësohen rezultatet në katër shtetet kryesore që i fitoi zoti Biden – Xhorxhia, Pensilvania, Miçigani dhe Uiskonsin – me një total prej 62 votash elektorale. Kolegji Zgjedhor dhe jo vota popullore, përcakton fituesin në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, me 270 vota elektorale të nevojshme për të siguruar shumicën.

Nëse rezultatet aktuale qëndrojnë, zoti Biden do të zgjidhet me 306 vota elektorale përballë 232 votash të presidentit Trump. Të hënën anëtarë e kolegjit zgedhorë të 50 shteteve votojnë në kryeqytetet përkatëse për presidentin e ri. Kongresi duhet të rishikojë dhe certifikojë rezultatin e Kolegjit Zgjedhor më 6 Janar, në një veprim që normalisht është rutinë.

Megjithatë presidenti Trump ka telefonuar disa ligjvënës republikanë që të shohë nëse ndonjëri prej tyre mund të kundërshtojë listën e zgjedhësve elektoralë nga shtetet ku zoti Biden fitoi me epërsi të lehtë. Nëse një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe një anëtar i Senatit kundërshtojnë rezultatin e një shteti, i gjithë Kongresi duhet të votojë nëse do të certifikojë elektorët e atij shteti.

Kjo do të detyronte ligjvënësit republikanë – shumë prej të cilëve kanë shmangur mbajtjen e një qëndrimi mbi zgjedhjet për javë të tëra – të pranojnë rezultatet e votimit ose të mbështesin përpjekjen e zotit Trump për të përmbysur rezultatin.

Anëtari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Mo Brooks nga Alabama ka thënë se ai do ta sfidojë fitoren e zotit Biden, por është e paqartë nëse ndonjë senator do të bashkohet me sfidën e tij.

Nëse Kongresi vërteton rezultatin e Kolegjit Zgjedhor, inaugurimi i zotit Biden është caktuar për mesditën e 20 janarit në shkallët e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Trump as nuk e ka pranuar humbjen, dhe as nuk ka thënë nëse ai planifikon të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të pasardhësit të tij.

Të martën, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë nga Republikanët e Pensilvanisë për të përmbysur fitoren e zotit Biden me 81,000 vota në atë shtet, duke shënuar herën e parë që gjykata e lartë e vendit kishte shprehur opinionin e vet për këto zgjedhje.

Vendimi ishte i fundit mes dhjetra humbjeve ligjore në të gjithë vendin për zotin Trump dhe fushatën e tij ndërsa ai përpiqet të qëndrojë në detyrë për katër vjet të tjerë.

Shtatëmbëdhjetë shtete, ku fitoi zoti Trump, shprehën mbështetje për padinë e zotit Paxton në një padi në gjykatë të mërkurën.

Padia e zotit Paxton bazohet në një sërë pretendimesh për parregullsi në votim dhe numërim votash që tashmë janë refuzuar kryesisht në çështje gjyqësore të veçanta në gjykatat e shtetit dhe ato federale. Por zoti Trump ka vazhduar me pretendimet e tij.

“Ka prova masive mashtrimit të përhapur në të katër shtetet (plus) të përmendura në padinë e Teksasit,” pretendoi zoti Trump në Twitter. “Vetëm shikoni të gjitha kasetat dhe deklaratat!”

Trump tha se “së shpejti do të mësojmë për fjalën ‘guxim’ dhe do të shpëtojmë vendin tonë. Kam marrë qindra mijëra vota ligjore më shumë, në të gjitha shtetet e pavendosura, sesa kundërshtari im. Sipas TË GJITHA të dhënave të marra pas votimi ishte e pamundur për mua të humbja, përveç nëse MANIPULOHEN! “

Paxton pretendon se zyrtarët e zgjedhjeve në katër shtetet që ai paditi përdorën pandeminë COVID-19 si një justifikim antikushtetues për të anashkaluar legjislaturat e tyre shtetërore në vendosjen e rregullave zgjedhore, “duke dobësuar kështu integritetin e votave.”

Ankesa e Paxton i kërkon gjykatës të zgjasë afatin për votimin e Kolegjit Zgjedhor përtej të hënës dhe të mos lejojë zgjedhësit nga katër shtetet, të cilët janë zotuar të votojnë për zotin Biden meqë ai fitoi votën popullore në këto shtete. Paxton kërkoi nga Gjykata e Lartë që në vend të kësaj të lejojë legjislaturat e shtetit të caktojnë zgjedhës, me sa duket ata që favorizojnë zotin Trump.

Gjykata e Lartë u dha katër shteteve kohë deri të enjten për t’iu përgjigjur padisë së zotit Paxton, por prokurorët e tyre të përgjithshëm të shteteve e hodhën poshtë përpjekjen ligjore të zotit Paxton si të gabuar.

“Me gjithë respektin, Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit e ka gabim në nivel kushtetues, ligjor dhe faktik për Xhorxhian” tha një zëdhënëse e Chris Carr, Prokurori i Përgjithshëm Republikan i Xhorxhias.

Prokurorët e përgjithshëm Dana Nessel nga Miçigan, Josh Shapiro nga Pensilvania dhe Josh Kaul nga Uiskonsin – të gjithë demokratë – e quajtën padinë e Paxtonit një përpjekje për të “mashtruar publikun dhe për të shkatërruar strukturën e Kushtetutës sonë”.

“Ka ardhur koha që presidenti dhe shtetet dhe zyrtarët e zgjedhur të ndalin mashtrimin e publikut për zgjedhjet e këtij viti dhe të pranojnë që rezultatet e certifikuara në shtetet tona pasqyrojnë vendimet e marra nga votuesit në një mënyrë të lirë, të ndershme dhe zgjedhje të sigurta,” deklaruan ata.

Stephen Vladeck, një profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Teksasit, tha për përpjekjen ligjore të zotit Paxton në Twitter, “Duket sikur kemi një udhëheqës të ri në ‘procesin gjyqësor më të çmendur të ngritur për të sfiduar zgjedhjet'”.

Richard Hasen, një ekspert i ligjit të zgjedhjeve në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, e quajti padinë e zotit Paxton një “njoftim shtypi maskuar si një proces gjyqësor”, në një postim në blog duke shpjeguar pikëpamjen e tij se pse padia do të dështonte./ VOA

Etiketa: Donald Trumzgjedhjet


Ju sugjerojmë

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
Aktualitet

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

18 Korrik, 2026 1:43 pm
Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi
Kryesore

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

18 Korrik, 2026 1:08 pm
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
Kronikë

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

18 Korrik, 2026 12:27 pm
Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein
Bota

Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

18 Korrik, 2026 12:02 pm
Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari
Kronikë

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

18 Korrik, 2026 11:29 am
Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95
Bota

Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95

18 Korrik, 2026 11:25 am
Para
BE thyen bllokadën për buxhetin dhe fondin e rimëkëmbjes

BE thyen bllokadën për buxhetin dhe fondin e rimëkëmbjes

Shëngjin/ Shpërthim tritoli në një objekt në ndërtim

Shëngjin/ Shpërthim tritoli në një objekt në ndërtim

Kush janë dy vëllezërit që u gjetën të vrarë sot në Maliq

Vrasja e dy vëllezërve në Maliq, një telefonatë i nxori nga shtëpia
















TE FUNDIT

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
18 Korrik, 2026

Izraeli thuhet se i ka riklasifikuar krokodilët e Nilit si kafshë “të kujdesura” , duke hapur potencialisht rrugën për përdorimin...

Lexo më shumë

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
18 Korrik, 2026

Treqind shezlongë u zhdukën natën, në qershorin e dy viteve më parë, nga resorti i Onde Chiare në Reggio Emilia dhe u vodhën nga...

Lexo më shumë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
18 Korrik, 2026

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara...

Lexo më shumë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
18 Korrik, 2026

Detaje të reja kanë dalë nga hetimi për skemën e dyshuar të përvetësimit të fondeve në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}