Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje

2025/08/16 at 8:38 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se takimi me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, ishte “shumë produktiv”, por ata nuk arritën një marrëveshje lidhur me përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Gjatë konferencës së përbashkët për media pas takimit në Alaskë, që zgjati gati 3 orë, Trump tha se me Putinin janë pajtuar për shumë pika, por ka çështje ende për të cilat nuk janë pajtuar.


Sipas presidentit amerikan, ka gjasa të mira që palët të arrijnë në të ardhmen një marrëveshje.

“Kanë mbetur edhe disa pika, disa nuk janë të rëndësishme, por një është më e rëndësishmja”, tha ai pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Para samitit, ai deklaroi se shpresonte të arrihej një armëpushim në Ukrainë. “Por, ka shumë gjasa që të arrijmë deri te pajtimi. Nuk arritëm, por ka gjasa që ta bëjmë këtë”, shtoi presidenti amerikan.

Putin, në anën tjetër, e cilësoi takimin me Trumpin si “konstruktiv”. “Rusia është e interesuar që t’i jepet fund krizës ukrainase. Ne shpresojmë që mirëkuptimi që arritëm me presidentin Trump do të hapë rrugë për paqe në Ukrainë”, tha Putin.

Udhëheqësi rus tha po ashtu se pajtohet me Trumpin se siguria e Ukrainës duhet të garantohet.

Ai po ashtu insistoi në adresimin e atyre që i cilësoi si “shkaqe rrënjësore” të konfliktit – që në retorikën e Kremlinit nënkupton t’i jepet fund aspiratave të Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe marrja e hapave për çarmatosjen e ushtrisë ukrainase.

Gjatë konferencës për media, Trump tha se tani do të bisedojë me udhëheqësit e NATO-s, me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqës evropianë, për t’i informuar ata lidhur me samitin në Alaskë. “Do të zhvilloj disa biseda telefonike dhe do t’i informoj se çfarë ndodhi, por ne patëm një takim shumë produktiv dhe për shumë pika u pajtuam”, tha ai.

Në fund të konferencës, Trump theksoi se beson që do ta takojë Putinin sërish shumë shpejt, dhe lideri rus iu përgjigj në anglisht: “Herën tjetër, në Moskë”. Pas kësaj, Trump tha: “Mund të përballem me kritika, por e shoh si diçka që mund të ndodhë”.

Daniel Fried, bashkëpunëtor në Këshillin e Atlantikut, njëherësh arkitekt i sanksioneve amerikane kundër Rusisë, pasi Moska mori nën kontroll Krimenë më 2014, tha pas konferencës në Alaskë se SHBA-ja “duket se nuk ia dorëzoi Ukrainën” Putinit.

“Asnjë marrëveshje për Ukrainën. Putini e teproi me retorikën e ricikluar për shtensionimin e situatës. Fatmirësisht, Trump nuk duket se ia dorëzoi Ukrainën. Por, përparimi që përmendi Trump nuk është i përcaktuar dhe mund të mos ekzistojë fare. Këto përshtypje të para do të ndryshojnë me daljen e më shumë informacioneve”, shkroi ai në X.

Në takimin, që u mbajt në bazën ushtarake Elmendorf mes dy udhëheqësve, morën pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff. Po ashtu, Putin ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe këshilltari për çështje të jashtme, Yuri Ushakov.

Samiti historik nisi pasi avioni presidencial amerikan “Air Force One” u ul në bazën ushtarake Elmendorf, pranë Ankorixhit, rreth orës 10:20 sipas kohës lokale. Rreth 40 minuta më vonë, mbërriti edhe një aeroplan rus “Ilyushin” me Putinin në bord.

Trump dhe Putin shtrënguan duart dhe ecën krah për krah në pistë, ndërsa gazetarët u drejtuan dy liderëve me pyetje, përfshirë nëse presidenti rus do të ndalonte sulmet ndaj civilëve ose do të pranonte një armëpushim. Nuk ishte e qartë nëse ata i dëgjuan pyetjet.

Në një veprim të papritur, Putini iu bashkua Trumpit në limuzinën presidenciale amerikane, teksa të dy u nisën drejt vendtakimit – një nder i rrallë për një udhëheqës të një shteti rival.

Më pas, dy liderët u ulën së bashku me delegacionet përkatëse në vendin e takimit, dhe në prapavijë shihej një pano ku shkruante “Në kërkim të paqes”. “Ju faleminderit shumë. Faleminderit”, tha Trump, ndërsa gazetarët sërish u drejtuan me pyetje, të cilave dy presidentët nuk iu përgjigjën.

Ndërkaq gjatë fluturimit për në Alaskë, Trump i tha Fox News se beson që takimi do të shkonte mirë.

“Do të doja të shihja një armëpushim. Nuk do të isha i lumtur nëse nuk do të ndodhte kjo, por të gjithë thonë se nuk do të arrish të marrësh një armëpushim. Kjo do të ndodhë në takimin e dytë. Takimi i dytë do të jetë i mrekullueshëm. Por, nuk do të jem i lumtur nëse ky takim nuk prodhon një armëpushim”, tha ai.

Ky ishte takimi i tyre i parë ballë për ballë që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar. Dy udhëheqësit, megjithatë, gjatë kësaj periudhe, kishin zhvilluar të paktën pesë biseda.

Para samitit Trump-Putin, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, – shteti i të cilit është dërmuar nga lufta – tha se ukrainasit “kanë besim në SHBA-në”.

Ai tha se shpreson që ky takim të hapë “një rrugë të vërtetë drejt paqes së ndershme”, por edhe bisedimeve mes udhëheqësve në një format trepalësh: Ukraina, SHBA-ja dhe Rusia.

Më herët, Trump ka propozuar që një takim i tillë trepalësh të mbahet brenda pak ditësh. Alaska mund të ishte sërish vendi për një takim të tillë.

Udhëheqësit evropianë, të cilët, së bashku me Ukrainën janë lënë jashtë bisedimeve, janë të shqetësuar se marrëveshja e mundshme nga ky takim mund ta lërë Ukrainën në pozitë më të dobët ose t’i minojnë aftësitë e Evropës për ta mbështetur Ukrainën dhe për t’u përballur me kërcënimet e Rusisë.

Ukraina dhe Rusia kanë vija të kuqe, prandaj rruga drejt paqes nuk është e lehtë. Presidenti amerikan, Donald Trump, para samitit disa herë ka sugjeruar se çdo marrëveshje për ndaljen e luftës mund të përfshijë “shkëmbim të territoreve”. Ai nuk ka dhënë detaje për këtë dhe mbetet e paqartë se cilat territore mund të shkëmbehen, pasi Rusia ka nën kontroll pjesë të mëdha të Ukrainës, ndërsa Ukraina aktualisht nuk ka nën kontroll asnjë territor rus.

Ukraina, ndërkaq, i konsideron të papranueshme koncesionet territoriale, dhe kërkon garanci të sigurisë. Rusia kontrollon rreth një të pestën e territorit të Ukrainës, që përbën afërsisht 114.500 kilometra katrorë. Vija e frontit të luftës është rreth 1.000 kilometra e gjatë dhe kalon nëpër rajonet e Harkivit, Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjës dhe Hersonit. Të dyja palët vazhdojnë të përballen me humbje të mëdha, mirëpo më herët gjatë muajit Rusia ka nisur të shënojë fitore në lindje të Ukrainës, duke avancuar 10 kilometra, teksa ushtria përqendrohet rreth rajoneve të Toretskut dhe Pokrovskut. REL



Ju sugjerojmë

Presidenti polak ngre alarmin: Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera
Bota

Presidenti polak ngre alarmin: Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera

9 Shtator, 2025 6:16 pm
Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza
Bota

Britania thotë se veprimet e Izraelit në Gaza nuk përbëjnë gjenocid

9 Shtator, 2025 5:46 pm
Vendimi i Maduros për të harruar tensionet me SHBA: Krishtlindjet do jenë më 1 tetor
Bota

Vendimi i Maduros për të harruar tensionet me SHBA: Krishtlindjet do jenë më 1 tetor

9 Shtator, 2025 5:08 pm
Biznes me sauditët Boris Johnson i del letra ku “i lutet” Mohammed bin Salman
Bota

Biznes me sauditët Boris Johnson i del letra ku “i lutet” Mohammed bin Salman

9 Shtator, 2025 4:25 pm
Izraeli kryen operacion në Katar, sulmon udhëheqjen e Hamasit
Bota

Izraeli kryen operacion në Katar, sulmon udhëheqjen e Hamasit

9 Shtator, 2025 4:08 pm
Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën
Aktualitet

Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën

9 Shtator, 2025 3:30 pm
Masakra me dy viktima,drejtori i Policisë së Shtetit mesazh për efektivët e Shkodrës
Kronikë

Masakra me dy viktima,drejtori i Policisë së Shtetit mesazh për efektivët e Shkodrës

9 Shtator, 2025 2:39 pm
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt

9 Shtator, 2025 2:01 pm
Moska rinis sulmet, dhjetëra dronë e raketa mbi Ukrainë
Bota

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 21 civilë humbin jetën në rajonin e Donjetskut

9 Shtator, 2025 1:41 pm
Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha
Kryesore

Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha

9 Shtator, 2025 1:18 pm
Para
Melania Trump, letër Putinit/ Iu dorëzua nga Presidenti i SHBA. Ja përmbajtja

Melania Trump, letër Putinit/ Iu dorëzua nga Presidenti i SHBA. Ja përmbajtja

Serbi/ Sërish përleshje mes protestuesve dhe policisë, disa të lënduar

Serbi/ Sërish përleshje mes protestuesve dhe policisë, disa të lënduar

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë

“Gabova kur thashë se...”/Trump: Putin dhe Zelensky duan të jem në takimin mes tyre
















TE FUNDIT

Presidenti polak ngre alarmin: Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera

Presidenti polak ngre alarmin: Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera
9 Shtator, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të pushojë shtete të tjera pas vendimit të tij për të nisur konfliktin...

Lexo më shumë

Britania thotë se veprimet e Izraelit në Gaza nuk përbëjnë gjenocid

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza
9 Shtator, 2025

Britania nuk ka arritur në përfundimin se Izraeli po kryen gjenocid kundër palestinezëve në Gaza, pavarësisht vuajtjeve të tmerrshme të...

Lexo më shumë

Vendimi i Maduros për të harruar tensionet me SHBA: Krishtlindjet do jenë më 1 tetor

Vendimi i Maduros për të harruar tensionet me SHBA: Krishtlindjet do jenë më 1 tetor
9 Shtator, 2025

Krishtlindjet vijnë herët në Karakas dhe kjo nuk ka të bëjë fare me temperaturat. Përkundrazi, Nicolas Maduro, presidenti i Venezuelës,...

Lexo më shumë

Biznes me sauditët Boris Johnson i del letra ku “i lutet” Mohammed bin Salman

Biznes me sauditët Boris Johnson i del letra ku “i lutet” Mohammed bin Salman
9 Shtator, 2025

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson është përfshirë në marrëdhënie biznesi me sauditët, sipas dokumenteve që kanë rrjedhur së fundmi. Dokumentet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com