Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump sulmon figura të larta brenda partisë se tij

2016/10/12 at 9:53 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump sulmon figura të larta brenda partisë se tij

Kandidati republikan për president Donald Trump po sulmon zyrtarë të lartë të partisë së tij që janë shprehur se nuk do ta mbështesin në garën presidenciale.

Zoti Trump, në një koment në Twitter sulmoi Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, republikanin Paul Ryan duke e cilësuar një “udhëheqës shumë të dobët dhe joefektiv” pasi zoti Ryan tha dje para një grupi republikanësh se nuk do të bënte më fushatë për kandidatin republikan për president dhe nuk do t’u dilte më në mbrojtje komenteve të tij fyese që kanë irrituar shumë votues.

Me tërheqjen e zotit Ryan, tha kandidati Trump “tani ndjehem shumë mirë që jam çliruar nga prangat dhe mund të luftoj për Amerikën në mënyrën time”. Ai tha se demokratët gjithmonë kanë treguar më shumë besnikëri ndaj njëri-tjetrit se republikanët.

Paul Ryan, i cili vazhdon ta mbështesë zotin Trump, aludoi se zonja Clinton do t’i fitonte zgjedhjet e nëntorit. Zoti Ryan ka thënë se nuk do të bëjë fushatë për Trumpin, por do të vazhdojë fushatën për kolegët republikanë që partia e tij të vazhdojë të ruajë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Në një tjetër koment në Twitter, zoti Trump tha se e kishte fituar debatin e së dielës me zonjën Clinton, por shtoi se “është vështirë të dalësh mirë kur Paul Ryan dhe të tjerë nuk japin asnjë mbështetje”.

Një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të zgjedhur republikanë, përfshirë ish-kandidatin për president John McCain, kanë tërhequr mbështetjen për Donald Trumpin gjatë ditëve të fundit ose i kanë bërë thirrje kandidatit republikan të dalë nga gara pasi ditët e fundit u bënë publike regjistrime të 11 vjetëve më parë, ku dëgjohet zëri i zotit Trump duke bërë komente të ulëta për gratë dhe duke u mburrur se sillet me gratë siç do vetë, pasi është njeri i famshëm. Megjithë këto presione, Donald Trumpi ka thënë se nuk ka për t’u tërhequr në asnjë mënyrë nga gara.

Zoti Trump ka kërkuar ndjesë për komentet që u regjistruan pa dieninë e tij dhe u bënë publike javën e kaluar. /VOA

Etiketa: sulmontrump

Ju sugjerojmë

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

15 Nëntor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:27 am
Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Para
Video/ San Marino shënon gol pas 15 viteve, festuan si të çmendur

Video/ San Marino shënon gol pas 15 viteve, festuan si të çmendur

Publikohen foto të Cozman me syrin e nxirë pas sherrit me Noizyn

Publikohen foto të Cozman me syrin e nxirë pas sherrit me Noizyn

Foto/ Çfarë po ndodh mes tyre? Tuna “zemra” në krevat me Ylli Limanin

Foto/ Çfarë po ndodh mes tyre? Tuna “zemra” në krevat me Ylli Limanin

TE FUNDIT

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
15 Nëntor, 2025

Rëndohet bilanci i atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit të ndodhur të martën e 11 Nëntorit. Pas 4 ditësh në trajtim...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
15 Nëntor, 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton sot se vendi ynë ditën e Shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
15 Nëntor, 2025

Dashi Këshilla të vlefshme për të rritur të ardhurat tuaja mund t’ju vijnë sot, ndoshta nga një mik i ngushtë...

Lexo më shumë

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com