Bota

Trump reagon për vaksinën amerikane: Ndodhi në kohën time


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:49 - 16/11/20 |
Opi Nion

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump, reagon pas njoftimit të kompanisë Moderna Inc MRNA.O, se vaksina e saj është 94.5% efektive.

Në një postim në Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë, shkruan se historianët të mos harrojnë se këto zbulime që do t’i japin fund “murtajës së Kinës”, siç e konsideron ai, ndodhën gjatë kohës që ai është president i SHBA-së.

“Një tjetër vaksinë sapo u njoftua. Këtë herë nga Moderna, 95% efektive. Për ata “historianë” të mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha, të cilat do t’i japin fund Murtajës së Kinës, të gjitha ndodhën në kohën time!”/ Opinion.al

Pas