Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për reformë në polici

2020/06/16 at 11:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për reformë në polici

Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi të martën një urdhër ekzekutiv për disa reforma policore, duke thënë se do të inkurajojë departamentet e policisë që “të miratojnë standardet më të larta profesionale për t’u shërbyer komuniteteve të tyre”.


“Ne duhet të përmirësojmë përgjegjshmërinë, të rrisim transparencën dhe të investojmë më shumë burime për trajnimin dhe rekrutimin policor si dhe për angazhimin e komunitetit,” tha Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet: “Ky Urdhër Ekzekutiv historik u siguron agjencive të zbatimit të ligjit në të gjithë vendin burimet e nevojshme për të zbatuar praktikat më të mira dhe për të mbrojtur komunitetet ku ata shërbejnë, duke siguruar stimuj për të përdorur një bazë të re të dhënash mbarëkombëtare, e cila do të gjurmojë shkarkimet, dënimet penale dhe gjykimet civile kundër oficerëve ligjzbatues për përdorim të tepërt të forcës.”

“Për më tepër, Urdhri Ekzekutiv i jep përparësi trajnimeve dhe programeve të tjera për policinë dhe punonjësit socialë që reagojnë ndaj incidenteve ku përfshihen të sëmurët mendorë, personat me varësi nga droga dhe të pastrehët”, thuhet në deklaratë.

Edhe në Kongres po shqyrtohen reforma të mëdha për policinë e vendit.

Komisioni i Senatit për Gjyqësorin zhvilloi të martën një seancë me dëshmi nga zyrtarë të zbatimit të ligjit dhe ata të të drejtave civile.

Shumica republikane e Senatit po harton paketën e saj të propozimeve, e cila përfshin një ndalim të teknikës së shtrëngimit të qafës dhe një përdorim të shtuar të kamerave trupore nga policia.

Udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell e quajti legjislacionin “një propozim serioz për reformimin e sistemit ligjzbatues.”

Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer tha se përpjekjet republikane nuk shkojnë aq larg sa duhet, dhe se “tani është koha për të kërkuar ndryshime të guximshme dhe në shkallë të gjerë.”

Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët pritet të votojë këtë muaj për paketën e saj, që përfshin një dispozitë e cila do të lehtësonte ngritjen e padive civile kundër oficerëve që shkelin të drejtat e dikujt.

Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar se Presidenti Donald Trump nuk mbështet dhënien fund të asaj që njihet si doktrinë e imunitetit me kushte për oficerët e policisë. / VOA



Ju sugjerojmë

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Para
 Detektivja private: Tradhtinë e zbulojmë për 10 ditë

 Detektivja private: Tradhtinë e zbulojmë për 10 ditë

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 17 Qershor 2020

Parashikimi i motit, 2 dhjetor 2019

Parashikimi i motit, 17 Qershor 2020
















TE FUNDIT

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
16 Korrik, 2026

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të...

Lexo më shumë

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}