Aktualitet

Trump lidh babain e Cruzit me vrasjen e Kennedyt



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 00:25 - 04/05/16 |
b.f

Kandidati republikan për president të Sheteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sugjeruar se Rafael Cruz, babai i kundërshtarit të tij kryesor, Ted Cruz, ka pasur lidhje me njeriun që ka vrarë ish-presidentin amerikan, John F. Kennedy.

Në një intervistë me Fox News, Trump ka përmendur një artikull që së fundmi është publikuar nga National Enquirer, raporton BBC.

Tabloidi ka publikuar një fotografi që, sipas tij, shfaq Rafael Cruzin me vrasësin e Kennedyt, Lee Harvey Oswald, transmeton Gazeta Express.

Ekipi i Ted Cruzit i ka hedhur poshtë pretendimet e National Enquirer, dhe ka thënë se Trump është i gatshëm të thotë gjithçka për të tërhequr vëmendjen.

“Babai i tij ka qenë me Lee Harvey Oswaldin para vrasjes së Oswaldit. Kjo është çmenduri”, ka thënë Trump të martën.

“Çfarë po bënte ai me Lee Harvey Oswaldin para vdekjes së tij? Para vrasjes?”, ka pyetur Trump

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas