Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump konfirmon se djali i Osama bin Laden është vrarë

2019/09/14 at 5:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump konfirmon se djali i Osama bin Laden është vrarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se tani mund të konfirmojë se Hamza bin Laden, djali i themeluesit të Al-Kaidës, Osama bin Laden, është vrarë gjatë një operacioni ushtarak të kryer në kufirin ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit.

“Humbja e Hamza bin Laden jo vetëm që privon Al-Kaidën nga aftësi të rëndësishme udhëheqëse dhe lidhjes simbolike me babanë e tij, por minon aktivitete të rëndësishme operacionale të grupit”, tha Trump në një deklaratë të lëshuar sot nga Shtëpia e Bardhë.

Mediat më 31 korrik, duke cituar zyrtarë të inteligjencës, raportuan për vrasjen e Hamza bin Laden. Por, ato nuk dhanë detaje lidhur me datën dhe vendin se ku është vrarë ai. Në muajin gusht, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper kishte thënë se “siç e kam kuptuar Bin Laden është i vdekur”. Por, Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, publikisht nuk e kishin konfirmuar vdekjen e djalit të Osama bin Laden.

Hamza bin Laden besohet se ishte 30-vjeçar. Në muajin shkurt, Qeveria amerikane kishte vënë 1 milion dollarë shpërblim për informacione rreth vendndodhjes së Hamza bin Laden, duke thënë se ky person, që shpesh konsiderohej si “trashëgimtari i xhihadit”, po shfaqej si “udhëheqës i Al-Kaidës”.

Hamza bin Laden kishte publikuar një video-mesazh ku bënte thirrje për sulme në Shtetet e Bashkuara dhe shtete tjera, për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së babait të tij nga forcat speciale amerikane më 2011 në Pakistan.

Më 1 mars, Arabia Saudite kishte njoftuar se i ka hequr shtetësinë Hamza bin Ladenit. Riadi nuk kishte dhënë detaje se pse ka marrë këtë vendim.
Më 2018, në një raport të Kombeve të Bashkuara theksohej se “propaganda e Al-Kaidës vazhdon të nxjerr në pah një gjeneratë të re udhëheqësish, siç është Hamza bin Laden… me qëllim që të projektojë një imazh të ri për simpatizantët e këtij grupi”./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari
Aktualitet

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari

13 Korrik, 2025 10:51 am
Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi
Aktualitet

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

13 Korrik, 2025 10:15 am
Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Aktualitet

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

13 Korrik, 2025 9:58 am
Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
Aktualitet

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

13 Korrik, 2025 9:44 am
DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
Bota

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

13 Korrik, 2025 9:34 am
Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA
Rajoni

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

13 Korrik, 2025 9:23 am
Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin
Bota

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

13 Korrik, 2025 9:13 am
Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime
Bota

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime

13 Korrik, 2025 9:05 am
Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
Bota

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

13 Korrik, 2025 8:51 am
Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
Rajoni

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

13 Korrik, 2025 8:43 am
Para
Dënohet me burg aktorja e serialit “Shtëpiake të dëshpëruara”

Dënohet me burg aktorja e serialit “Shtëpiake të dëshpëruara”

Si të eliminoni aknet pa u drejtuar tek dermatologu

Si të eliminoni aknet pa u drejtuar tek dermatologu

Stuhia ‘Humberto’ pritet të godasë ishujt Bahamas

Stuhia 'Humberto' pritet të godasë ishujt Bahamas

TE FUNDIT

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari
13 Korrik, 2025

Policia ka vënë në pranga një 51-vjeçar, pasi dyshohet se nga pakujdesia plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar. Mësohet se...

Lexo më shumë

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi
13 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 2943 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Sipas uniformave blu mësohet se janë...

Lexo më shumë

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
13 Korrik, 2025

Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vënë në pranga nga policia, pasi kërkohej nga autoritetet austriake për disa vepra...

Lexo më shumë

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
13 Korrik, 2025

Prodhuesit e pemëtarëve për industri janë të paktë në vendin tonë. Në fshatin Lapardha të Beratit prodhohet pikërisht pjeshkë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com