Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump kërcënon për vendosjen e tarifave të reja ndaj mallrave kineze

2019/06/10 at 9:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Trump kërcënon për vendosjen e tarifave të reja ndaj mallrave kineze

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kërcënoi të hënën se do të vendosë tarifa të tjera ndaj mallrave të importuara nga Kina, me vlerën prej 325 miliardë dollarëve, nëse presidenti kinez Xi Jinping nuk angazhohet në bisedime të reja tregtare me të këtë muaj.

Zoti Trump i tha rrjetit televiziv CNBC, se ai pret të takohet në qershor, me zotin XI në Osaka, të Japonisë, në takimin e G-20-ës, udhëheqësve të ekonomive më të mëdha në botë, që mbahet më 28- 29 qershor, por Pekini nuk e ka konfirmuar publikisht takimin. Presidenti Trump tha se do t’i vendoste tarifat e reja, përveç tarifave që ai tashmë ka vënë ndaj eksporteve kineze me vlerën prej 200 miliardë dollarëve, nëse zoti Xi e anashkalon takimin. “Unë mendoj se ai do të vijë në takim,” tha zoti Trump. “Pritet që ne të takohemi.” Udhëheqësi amerikan u shpreh se: “Kina dëshiron shumë të kemi një marrëveshje, më shumë se sa unë.”

Por muaj të tërë bisedimesh tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë kanë ngecur, të paktën për momentin. Uashingtoni e ka akuzuar Pekinin se nuk e ka mbajtur fjalën, për çështje për të cilat të dyja palët kishin rënë më parë dakord, por Kina e ka hedhur poshtë këtë.

Ministria e Jashtme e Kinës tha: “Ne nuk duam një luftë tregtare, por ne nuk kemi frikë të përfshihemi në të. Nëse SHBA janë të gatshme që të ketë konsultime në pozita të barabarta, dera jonë është e hapur. Por në se ai këmbëngul t’i shkallëzojë tensionet, ne do të përgjigjemi me vendosmëri dhe këmbëngulje. ”

Kërcënimi i zotit Trump për tarifat kineze erdhi mes shqetësimit në rritje nga disa udhëheqës të biznesit, të cilët vunë në dyshim nëse ai është duke i keqpërdorur tarifat – ose kërcënimin e imponimit të tyre – në mënyra që mund të dëmtojnë ekonominë e amerikane. Presidenti Trump të premten e tërhoqi një kërcënimin për të imponuar një tarifë prej 5% ndaj importeve meksikane, nëse fqinji i saj jugor nuk i shton përpjekjet për të frenuar rritjen e emigrantëve të Amerikës Qendrore që udhëtojnë nëpër Meksikë në Shtetet e Bashkuara. Të dy vendet arritën një marrëveshje për të patur kontrolle më të forta për emigracionin.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, tha të dielën se Presidenti Trump do të ishte “plotësisht i lumtur” për të vendosur taksa të tjera ndaj importeve nga Kina, nëse ai nuk do të mundet të arrijë një marrëveshje tregtare me zotin Xi.

“Ne kemi bërë përparim të madh, mendoj se kemi pasur një marrëveshje që është përfunduar pothuajse 90 për qind,” tha zoti Mnuchin në një intervistë për rrjetin CNBC. “Kina dëshironte të bënte hapa prapa për disa çështje. Unë besoj që nëse Kina është e gatshme të bëjë përparim në kushtet që kemi diskutuar, do të kemi një marrëveshje. Nëse kinezët nuk janë të gatshëm, do të vazhdojmë me tarifat,”- tha Sekretari Mnuchin.

Në takimin e ministrave të Financave të G-20-ës në Fukuoka, të Japonisë gjatë fundjavës, u tha se konfliktet tregtare dhe gjeopolitike po rrezikojnë rritjen e ekonomisë globale, por me këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara, u hoq një thirrje për ” të njohur nevojën urgjente për zgjidhjen e tensioneve tregtare”.

“Rritja globale duket të jetë stabilizuar dhe në përgjithësi parashikohet të rritet mesatarisht më vonë këtë vit dhe deri në vitin 2020,” thanë në një komunikatë të përbashkët përfundimtare shefat e financave, duke përfshirë zotin Mnuchin. “Sidoqoftë, rritja është e ulët dhe rreziqet mbeten. Më e rëndësishmja, tensionet tregtare dhe ato gjeopolitike janë intensifikuar dhe ne do të vazhdojmë t’i trajtojmë këto rreziqe dhe të jemi gati për të ndërmarrë veprime të mëtejshme”- thuhet në deklaratë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi javën e kaluar se ngërçi i vazhdueshëm mes SHBA-së dhe Kinës për çështjen e tarifave mund ta ulë rritjen e ekonomisë globale në vitin 2020 me 0,5 përqind.

Ndërkohë, Kina u zotua të dielën për të ndërtuar atë që e quan “një mur mbrojtës” të fuqishëm kundër përpjekjeve për të kufizuar aftësinë e saj për të përparuar në teknologji. Kina planifikon t’i njoftojë detajet e planeve të saj në të ardhmen e afërt.

Deklarata kineze nuk përmend asnjë vend me emër, por Shtetet e Bashkuara i kanë kufizuar firmat amerikane që t’i shesin teknologji kompanisë teknologjike kineze Huawei, duke dyshuar se kjo kompani ndërton programe kompjuterike të piraterisë kibernetike në produktet e saj të telekomunikacionit.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu i kanë paralajmëruar aleatët e tyre kundër rrezikut që mendohet të kenë nga blerja e teknologjisë tek firma Huawei.
Presidenti Trump tha se shqetësimet për kompaninë Huawei mund të trajtohen me një marrëveshje të re tregtare./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Para
The Guardian: Rama po e zhyt vendin në krizë të plotë kushtetuese

The Guardian: Rama po e zhyt vendin në krizë të plotë kushtetuese

PD: Bindja Demokratike po ndihmohet nga Rama për të hyrë në zgjedhje

PD:Do krijojmë në çdo bashki aleancën qytetare për mbrojtjen e demokracisë

Del video, Ivica Daçiç sulmon ambasadoren e Kosovës

Del video, Ivica Daçiç sulmon ambasadoren e Kosovës

TE FUNDIT

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com