Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tropojë, 18 të helmuar: E kemi nga uji i pijshëm

2017/01/27 at 9:32 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tropojë, 18 të helmuar: E kemi nga uji i pijshëm

Ngricat në Tropojë nuk kanë sjellë vetëm mungesë uji në qytetin e Bajram Currit dhe fshatrat përreth, por edhe helmim për shkak të ujit të kontaminuar. Shqetësimi është ngritur nga banorët, të cilët kanë përfunduar në spital dhe thonë se, kjo ka ardhur për shkak të aktivizimit të pompave në rezervuarin e vjetër të Shoshanit, që sipas tyre ka shumë kohë pa u vënë në punë.

Pas shqetësimit të ngritur nga banorët, kamera e “Fiks Fare” shkoi në Spitalin e Bajram Currit për të parë gjendjen nga afër. Gjatë bisedës me mjekun roje, Qemal Sinani, jemi vënë në dijeni se janë shënuar disa raste me të vjella dhe me dhimbje barku, ndonjëherë të shoqëruara me temperaturë. Sipas tij, pacientët ia hedhin fajin ujit të pijshëm. Po ashtu, e njëjta situatë pranohet edhe nga qendra shëndetësore.

Pacienti Avdi Gosturani shprehet se është helmuar bashkë me dy fëmijët. Dyshimet i ka tek uji i pijshëm. Sipas tij, edhe në stinën e verës, kur është hapur ujësjellësi i Shoshanit, atij i është helmuar vajza. Të njëjtën gjë e dyshon edhe Rifat Matoshi, fëmijët e të cilit kanë të njëjtat shenja.

Drejtoresha e spitalit, Naile Baliaj thotë se, gjatë 48 orëve të fundit janë shënuar 18 raste. Ditën e parë janë shënuar 10 raste; 6 nga qyteti dhe 4 nga fshati; ndërsa ditën e dytë 8 raste të tjera; 6 nga qyteti dhe 2 nga fshati. Ajo thotë se ata janë ankuar për ujin e pijshëm, prandaj ka kërkuar të bëhen analizat. Të gjithë kanë të njëjtat simptoma, të vjella dhe dhimbje barku, por situata nuk është alarmante.

Pas gjendjes në spital dhe shqetësimit të ngritur, si nga banorët, ashtu dhe nga drejtoresha e spitalit, “Fiks Fare” u interesua pranë Ujësjellësit. Autoritetet thonë se, vërtet është vënë në funksion Shoshani, por faji nuk është i tyre, por mund të jetë për shkak të depozitave të paklorifikuara në pallate. Bukurie Docaj, e autorizuar nga Ujësjellësi i Tropojës sqaron se, duke qenë se ka shteruar depozita në ujësjellësin e Valbonës për shkak të ngricave, janë detyruar të vënë në funksion atë të Shoshanit.

Sipas tyre, ai i Shoshanit është vënë në funksion edhe para disa muajsh dhe nuk ka pasur probleme. Sipas saj, ditën e vënies në funksion, uji është lënë i hapur për 4 orë para se të futet në tubacionet që shpërndahen nëpër qytet, ndërkohë që rregullorja e ka dy orë. Po ashtu është klorifikuar në maksimum, me qëllim që të shmanget çdo problem. Por për shkak të ngricave dhe mungesës së ujit, problemi mund të ketë ardhur nga depozitat e pallateve, në të cilat Ujësjellësi nuk mund të ndërhyjë.

Ajo këmbëngul se, edhe sipas analizave paraprake, uji është i pastër. Për të mësuar më shumë mbi cilësinë e ujit, “Fiks Fare” shkoi edhe pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik, të cilët kanë nisur verifikimet e këtyre rasteve.

Violeta Imeraj, përgjegjësja e Higjienës në DRSHP thotë se, shqetësimi është ngritur si nga spitali, po ashtu dhe nga banorët. Menjëherë është ngritur një grup pune, që për dy ditë ka marrë mostra uji në zona të ndryshme të qytetit, si pranë banesave, ashtu dhe pranë institucioneve, shkollave, kopshteve dhe janë dërguar në laborator për analiza. Analizat e para nuk tregojnë nivel të lartë bakterogjen, por duhen pritur konkluzionet përfundimtare që dalin të enjten.

Dy ditë mas marrjes së mostrave, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Tropojë ka nxjerrë analizat e ujit të pijshëm, për të cilin qytetarët dyshojnë se ka shkaktuar helmimin. Drejtori Avni Boshnjaku deklaroi për “Fiks Fare” se analizat fiziko-kimike dhe bakterologjike kanë dalë të pastra. Por, ai tha se nuk i lejohet t’i vinte në dispozicion këto analiza, ndërkohë që mbetet ende për t’u verifikuar se cili ka qenë shkaku i helmimit i të paktën 18 qytetarëve, të paraqitur për trajtim në Spitalin e Bajram Currit.

Burimi: Top Channel

Ju sugjerojmë

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori
Bota

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

8 Shkurt, 2026 11:47 am
“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”
Bota

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”

8 Shkurt, 2026 11:42 am
Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”
InstaBIZ

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”

8 Shkurt, 2026 11:33 am
Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë
Bota

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë

8 Shkurt, 2026 11:04 am
Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror
Kryesore

Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror

8 Shkurt, 2026 11:02 am
Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror

8 Shkurt, 2026 10:08 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Para
Plas tek “Zonë e Lirë”, ja çfarë i thotë Arjan Çani transgjinores Linda Rei

Plas tek “Zonë e Lirë”, ja çfarë i thotë Arjan Çani transgjinores Linda Rei

1 miliard euro në 4 vjet? Shumë pak

Video/ Ben Blushi: Pse u zura me grushte me Ilir Metën, kur ishim në gjimnaz

Transgjinoria Linda, i kërkon Arjan Çanit ti prekë gjoksin, ja çfarë ndodh në studio

Transgjinoria Linda, i kërkon Arjan Çanit ti prekë gjoksin, ja çfarë ndodh në studio

TE FUNDIT

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori
8 Shkurt, 2026

Një shtetas rus, i dyshuar për të shtënat ndaj zyrtarit të lartë të inteligjencës ushtarake ruse Vladimir Alekseyev në Moskë,...

Lexo më shumë

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”
8 Shkurt, 2026

Këtej Atlantikut, po bien ‘koka’ për shkak të zbulimeve mbi Jeffrey Epstein. Në Norvegji, një diplomat i njohur është pezulluar...

Lexo më shumë

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”
8 Shkurt, 2026

Vokalisti dhe kantautori i grupit të njohur “3 Doors Down”, Brad Arnold ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pas një...

Lexo më shumë

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë
8 Shkurt, 2026

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër kundër incidenteve të shkaktuara dje në demonstratën e Milanos kundër Lojërave Olimpike. Kryetarja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com