Kryeministri Edi Rama ka vendosur të trondisë politikën amerikane me deklaratat e tij.
Pasi pushtoi një hapësirë në gazetën e rëndësishme, NYTimes me komentet e tij për kandidatin republikan, Donald Trump, Rama pritet të fluturojë drejt Uashingtonit.
Por ai nuk është i vetmi që do të jetë në SHBA atë ditë.
Edhe deputeti kaubojs, Eduart Ndocaj, do të shkojë në SHBA.
Në faqen e tij zyrtare, Ndocaj thtoë se ka marrë një ftesë nga kongresmeni i rëndësishëm, Dana Rohrabacher.
Po ashtu, Ndocaj është ftuar edhe nga Partia Demokratike e Dallasit.
“Është hera e parë në 25 vite, që një deputet që nuk ka qenë kurrë kryetar partie, as kryeministër dhe as ministër, merr një ftesë kaq të rëndësishme për në SHBA,” shkruan Ndocaj.