Spanja është tronditur sërish mëngjesin e sotëm.
Policia spanjolle njofton se ka vrarë 5 terroristë në qytetin e Cambrilsit duke parandaluar sulmin e dytë terrorist brenda ditës.
Policia tha se 5 personat e vrarë në Cambrilsit kishin jelekë shpërthyes dhe kishin lidhje me sulmin e parë.
Më herët të Enjten, një furgon sulmoi këmbësorët në zonën Las Ramblas në Barcelonë duke vrarë të paktën 13 persona. Shoferi i furgonit u largua nga vendi i ngjarjes dhe është ende në arrati.
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy e përshkroi atë si “sulm terrorist”, i cili u mor përsipër nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.
Rajoy shpalli tri ditë zije kombëtare ndërsa një minutë heshtje në nderim të viktimave do të mbahet të premten.