Numri i rasteve të dyshuara të prekura nga shpërthimi i kolerës në Jemen, ka tejkaluar 100,000, kanë deklaruar përfaqësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në total 798 vdekje të lidhura me këtë sëmundje janë regjistruar në 19 nga 22 provincat që nga 27 prilli.
Sipas organizatës bamirëse Oxfam kjo epidemi është duke vrarë një person në çdo orë dhe është duke u përhapur me shpejtësi në ato vende.
Sistemi shëndetësor, i ujit dhe ai sanitarë në Jemen, kane pësuar kolaps pas dy vjetësh lufte në mes të qeverisë dhe forcave rebele Houthi.
Kolera është një infeksion i cili shkaktohet nga konsumimi i ushqimit apo ujit të kontaminuar me bakterin Vibrio cholera.
Në rastet ekstreme kjo sëmundje është vdekjeprurëse në qoftë se nuk trajtohet menjëherë.