Një firmë investimi nga Kina, sipas The Independent, kërkon të blejë FC Liverpool. Firma e quajtur SinoFortone, e cila është edhe pjesë e shtetit kinez, është gati të paguajë 800 milionë euro për ekipin anglez. Megjithatë, firma amerikane Fenway Sports Group momentalisht nuk ka ndërmend ta hesë klubin. Pasi, për shkak të marrëveshjeve mbi të drejtat televizive, klubi do të garantojë shuma më të mëdha se më parë, në mënyrë që në të ardhmen klubi të ketë një çmim akoma më të lartë.
Edhe me zhvillimin sportiv të klubit, pronarët janë tepër të kënaqur. Oferta nga Kina thuhet të jetë në tavolinën e pronarëve që prej marsit. SinoFortone, e cila ka investuar 6,5 miliard euro vetëm në Angli gjatë vitit të kaluar, mesa duket ka plane konkrete për FC Liverpool. Ndër të tjera, ndërtimi i një stadiumi të ri. Përveç kësaj, pritet të hapen shumë shkolla të Liverpool në të gjithë Kinën.