Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tronditëse/ Dy adoleshentë përdhunojnë të miturit në oborrin e shkollës

2016/12/05 at 4:40 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vlorë/ Vodhi shtëpinë ku punonte si pastruese, në pranga 53 vjeçarja

Qyteti i Vlorës është tronditur nga një ngjarje e rëndë e shënuar pasditen e së shtunës. Dy djem kanë përdhunuar dy fëmijë, ndërsa i kishin mashtruar gjatë lojës së përbashkët me ta. Autorët janë njëri 14 vjeç dhe tjetri 11 vjeç, ndërsa pre e tyre ranë dy djem të moshës 6-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, në lagjen “15 tetori”, në periferi të qytetit të Vlorës, kur dy të mitur, siç lajmëron Policia, njëri 14 vjeç dhe shoku i tij 11 vjeç, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dy fëmijë 6-vjeçarë, raporton ‘Panorama”. Fëmijët ishin duke luajtur me njëri-tjetrin në ambientet e oborrit të shkollës të kësaj lagjeje, pasi ishte ditë pushimi.


Pasi kanë luajtur në oborrin e shkollës ka qenë djali më i madh në moshë, 14-vjeçari me iniciale F.N., i cili ka kapur me dhunë dy fëmijët 6-vjeçarë që ndodheshin pranë tyre.

Në ndihmë të tij ka shkuar edhe shoku më i vogël, 11-vjeçari me inicialet V.R. Pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të vegjëlve dhe kanë realizuar përdhunimin e tyre, dy djemtë më të rritur janë larguar me vrap për në lagjen e tyre.

Ndërkohë, dy fëmijët kanë shkuar në shtëpi duke qarë dhe kanë arritur të tregojnë se çfarë u ka ngjarë.

Të alarmuar prindërit kanë kuptuar se fëmijët ishin bërë pre e dhunuesve dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Vlorës. Nga ana e saj, Policia e Vlorës nuk e ka pasur të vështirë gjetjen e dy shokëve, të 14-vjeçarit dhe 11- vjeçarit, dhe më pas i ka shoqëruar në ambientet e komisariatit të Vlorës.

Pasi i ka marrë në pyetje ka bërë arrestimin e 14-vjeçarit F.N, ndërsa për 11-vjeçarin, çështja e tij i është lënë Gjykatës së Vlorës për të mitur që të vendosë për të. Mësohet se dy djemtë, autorë të përdhunimit të të miturve, janë banorë të qytetit të Vlorës dhe jetojnë në lagjen “Partizani”.

Burime pranë Policisë bëjnë me dije se 14-vjeçari dhe 11-vjeçari shkonin shpesh në lagjen “15 tetori”, aty ku banonin edhe dy djemtë 6-vjeçarë. Nga të dhënat e deritanishme nuk rezulton që ata të kenë kryer veprime të ngjashme të tjera me fëmijë të tjerë. Këtë fakt e konfirmon policia, bazuar në mungesën e denoncimeve të mëparshme.

Nga ana e grupit hetimor po kërkohen informacione për veprimet e dy djemve dhe në lagjen ku jetojnë, për të parë nëse kanë ngacmuar apo abuzuar dhe aty me djem apo vajza të mitura. Në njoftimin e saj zyrtar, Policia e Vlorës deklaroi se “Më datë 03.12.2016 u arrestua në flagrancë shtetasi F.N., vjeç 14, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen ‘15 Tetori’, në bashkëpunim me shtetasin V.R., vjeç 11, banues në Vlorë, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dhunë me dy shtetas të mitur, 6 vjeç, banues në Vlorë”.



Ju sugjerojmë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Para
Ja cila është kompania që po blen Aeroportin e Rinasit

Biletat në prag të festave, aeroporti i Tiranës me çmimet më të larta në rajon

Foto-galeri/ 18 vjeçari shqiptar që garon në Kampionatin Botëror të Notit në Kanada

Foto-galeri/ 18 vjeçari shqiptar që garon në Kampionatin Botëror të Notit në Kanada

Eksploziv për herë të dytë banesës se policit të Rinasit

Eksploziv për herë të dytë banesës se policit të Rinasit
















TE FUNDIT

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}