TIRANE-Biznesmeni Nuredin Suli, ishte person me precedentë penalë. Kështu thotë Policia e Tiranës në komunikatën për median ku sqaron ngjarjen tek komuna e Parisit, ku Sulit iu vendos tritol në makinë.
“Rreth orës 11:15 në rrugën “Medar Shtylla” tek parkingu i qendrës “Kristal”, shtetasit Nuredin Suli, 53 vjeç, i është vënë një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip “Mercedes Benz” me targë “AA 667 GT””, thotë policia.
Për më së dy orë zona ka qenë e rrethuar. Janë evakuuar banorë dhe personel i dyqaneve. Eksplozivi është çaktivizuar nga forcat xheniere pa krijuar asnjë dëm.
53 vjecari Suli rezulton të jetë i skeduar dhe me precendentë kriminalë.
Sipas informacioneve paraprake, para 1 viti në qytetin e Patosit, Suli ka qenë synim i një atentati tjetër për arsye hasmërie. Policia po punon për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.
Të gjitha lajmet për tritolin dhe hasmëritë e biznesmenit Suli:
Hasmëritë e vjetra të biznesmenit Sula