Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 29 gusht në lagjen “Skenderbeg” të këtij qyteti, ku një sasi tritoli shpërtheu në derën e një agjencie funerale.
Autoritetet kanë arritur të identifikojnë personin që vendosi lëndën plasesë. Sipas të dhënave, personi që vendosi tritolin është një 35-vjeçar i identifikuar me inicialet B. P.,
Policia thotë se nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F. dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.