Kronikë

Tritol makinës në lëvizje,në 2009 drejtuesi i mjetit plagosi me granatë 3 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:35 - 07/01/22 |
Opi Nion

Një shpërthim me lënde plasëse ndodhi në një automjet në lëvizje në Tiranë në oret e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se drejtues i automjetit ishte Mikel Harizaj, 42 vjeç, që rezulton të jetë një emër i njohur për drejtësinë.

42-vjeçari, që sot iu bë atentat, është një person me precedentë të mëparshëm penal. Ai është arrestuar në 2009 pasi akuzohet se pas një sherri në lokal, ka plagosur me granatë 3 persona dhe për këtë ngjarje u arrestua në Selenicë të Vlorës.

Asokohe, MikelHarizaj, për motive të dobëta është konfliktuar me tre shtetas në ambientet e një lokali. Menjëherë pas konfliktit, ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në makinën e tij, të cilën e kishte të parkuar afër vendit të ngjarjes nga ku ka marrë një granatë dore, me të cilën ka sulmuar tre personat. Nga shpërthimi i granatës është plagosur rëndë shtetasi G. A., dhe më lehtë dy të tjerët.

Ndërkohë sot rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, shpërtheu me tritol makina e tij. Si pasojë e shpërthimit Harizaj që drejtonte mjetin dhe Serini Dumi 26 vjeç, pasagjer,  mbetën të plagosur./Opinion.al

Pas