Tribunal i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka vendosur që Rusia duhet të lirojë menjëherë 24 marinarët ukrainas dhe të zhbllokojë tri anijet detare që Moska i konfiskoi në nëntor të 2018.
Ky vendim është publikuar nga tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit, në kuadër të çështjes që ka dërguar në këtë gjykatë Ukraina ndaj Rusisë.
Rusia arrestoi marinarët dhe sekuestroi anijet në nëntor të vitit të kaluar në afërsi të urës në Ngushticën Kërç, që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë tri anijet ukrainase.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës janë përkeqësuar që prej vitit 2014, kohë në të cilën Moska vendosi të aneksoi Krimenë./ Opinion.al E.Xh