Bota

Zgjedhjet europiane të rrezikuara nga ndërhyrjet kibernetike


               Publikuar në : 09:02 - 26/05/19 |
Opi Nion

Sulmet apo ndërhyrjet kibernetike janë kthyer në një shqetësim për zgjedhjet evropiane, të cilat po zhvillohen nga e enjtja në të dielën.

Ndërkohë, instituti për dialogun strategjik (ISD) po heton rastet në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe në Poloni.

‘’Aktorë të rinj po shfrytëzojnë mungesën e kuadrit ligjor në internet, duke përshtatur shpesh linjën e përdorur nga shtete si Rusia, apo më tej të grupeve amerikane të interesit, por gjithashtu duke krijuar edhe fushatat e tyre pan-europiane’’, thuhet në raportin e publikuar një ditë më parë.

Duket se në zgjedhjet europiane po përdoren të njëjta teknika për të cilat Rusia akuzohet se ndërhyri në zgjedhjet amerikane në vitin 2016./ Opinion.al E.Xh

Pas