Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Triangolo” transformohet në rrethrrotullim, Veliaj: Çlirojmë qarkullimin 

2022/09/25 at 11:06 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Triangolo” transformohet në rrethrrotullim, Veliaj: Çlirojmë qarkullimin 

Ngushtica pranë liqenit, e njohur si ‘Triangolo’, po shndërrohet në një rrethrrotullim me korsi të plota, ndriçim dhe sinjalistikën e duhur, për t’i dhënë fund trafikut në këtë zonë të Tiranës. Gjatë një inspektimi në orët e vona të natës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kështu i jepet zgjidhje një tjetër nyjeje problematike, që çliron qarkullimin në zonën e liqenit.

“Doja të përshëndesja kolegët, të cilët po punojnë në mesnatë për një projekt të rëndësishëm, që zgjidh një nga nyjet më problematike të Tiranës. Në zhargon zona njihet si ‘Triangolo’, por të hënën do të kthehet në një rrethrrotullim të madh, me më shumë hapësirë. Qytetarët do të ecin lirshëm në trotuare, jo si në ato shtigjet e dhive, që kishim më përpara; ecet lirshëm me makinë në një rrethrrotullim me dy korsi, kurse më parë mezi gjendej e drejta e kalimit te kthesa që të çonte në drejtim të Gardës. Kjo sjell një shfryrje për gjithë zonën e Digës, që ka qenë një ndër zonat më problematike të Tiranës,” u shpreh Veliaj.

Veliaj dha lajmin se në këtë zonë do të ndërtohet Teatri modern i Kukullave, si dhe Biblioteka Kombëtare, e cila prej vitesh vuan mungesën e hapësirës.

“Dua të sqaroj disa gjëra shumë të rëndësishme, për të cilat ka shumë spekulime, si për çdo punë që bën Bashkia e Tiranës, përfshirë edhe zonën e Gardës. Gjysma e hapësirës së Gardës i është dhënë bashkisë, një pjesë për këtë projekt, një pjesë për t’iu bashkuar Parkut të Liqenit. Në gjysmën tjetër do të ndërtohet teatri i madh i fëmijëve; pra, largohemi nga ndërtesa në qendër të Tiranës për të pasur një teatër modern, në një projekt fantastik që qeveria do e zbatojë në pjesën e Gardës që kemi fituar nga kjo ndarje e pronës. Pjesa tjetër do të jetë për Bibliotekën e re

Kombëtare, e cila sot ndodhet në atë skutën e vogël te Pallati i Kulturës. Këtu do të vijë Biblioteka Kombëtare, që ikën nga Pallati i Kulturës, dhe Teatri i Kukullave, që ikën nga ajo ndërtesë, që në fakt s’ka qenë Teatri i Kukullave, por Parlamenti i parë në Tiranë,” deklaroi ai.

Veliaj tha gjithashtu se tani që është investuar te pishinat, fushat e kalçetos, Kopshti Zoologjik dhe do fillojë edhe Kopshti Botanik, e gjithë zona tek diga e Liqenit del në dritë.

Ju sugjerojmë

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
Aktualitet

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

26 Nëntor, 2025 11:42 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

26 Nëntor, 2025 10:31 am
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 Nëntor, 2025 10:23 am
Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri
Kronikë

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri

26 Nëntor, 2025 10:14 am
Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28
Bota

Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28

26 Nëntor, 2025 9:55 am
Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi
Kryesore

Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi

26 Nëntor, 2025 9:50 am
Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë

26 Nëntor, 2025 8:34 am
Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
-U tha në Opinion

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

25 Nëntor, 2025 10:59 pm
“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
-U tha në Opinion

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

25 Nëntor, 2025 10:37 pm
Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

25 Nëntor, 2025 10:24 pm
Para
Arrestimi i mjekut, PD: Show i Ramës për të mbuluar skandalin e mbylljes së shkollës

Arrestimi i mjekut, PD: Show i Ramës për të mbuluar skandalin e mbylljes së shkollës

Plagosi me thikë 31-vjeçarin në Dhërmi, arrestohet autori

Plagosi me thikë 31-vjeçarin në Dhërmi, arrestohet autori

Devoll/Digjen 5 hektarë tokë me frutikulturë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Devoll/Digjen 5 hektarë tokë me frutikulturë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

TE FUNDIT

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
26 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme zhvillon sot shqyrtimin paraprak të dosjes ndaj Roven Zekës, ish-shefit të Rrugores Tiranë, të akuzuar për "korrupsion"....

Lexo më shumë

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
26 Nëntor, 2025

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohen një armë gjahu...

Lexo më shumë

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka
26 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka për dorëheqje nga shqyrtimi i çështjes penale ndaj ish ministrit...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri
26 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Durrës, ku një 14-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë një 15 vjeçar....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com