Prokuroria Përgjithshme, Ministria Brendshme dhe e Financave, do të jenë institucionet që përmes koordinimit midis tyre do të hetojnë pastrimin e parave, goditjen e aseteve kriminale dhe financimin e terrorizmit.
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, tha se nëpërmjet këtij bashkëpunimi mes institucioneve krahas goditjes së krimit i jepet fund dhe informalitetit në ekonomi. Ndërsa ministri i Brendshëm u shpreh se ndonëse vlera prej 100 milionë eurosh e sekuestruar nga Policia ka pasur problematikat e saj deri te vendimet e gjyqësorit.
Për ministren e Financave, Anila Denaj, tashmë marrëdhënia mes institucioneve do të jetë më e ngushtë në shkëmbimin e informacionit.
Nënshkrimi i memorandumit vjen në funksion të përmbushjes së rekomandimeve që ka Shqipëria për në Bashkimin Europian./ Opinion.al