Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në spitalin infektiv ndodhet 6 persona të intubuar në gjendje të rëndë.
Tre prej tyre rezultojnë të jenë të moshave të reja. Këtë fakt e bëri të ditur ministrja Manastirliu në Kuvend gjatë seancës së sotme plenare.
“Duhet të jetë një përpjekje e përbashkët për një sjellje të re në një realitet të ri. Qeveria po punon cdo ditë për ndërprerjen e zinxhirit të infektimit. ende mes nesh nga ata që thonë covidi nuk ekziston. Në repartin infektiv sot janë 6 persona të intubuar, 3 janë në moshë të re 45, 46 dhe 49 vjeç.”, tha Manastirliu. /Opinion.al