Gjyqtarët, Fatmira Hajdari, Andi Civici dhe Shkëlqim Mustafa dhanë dorëheqjen sot nga procesi gjyqësor ndaj Mark Frrokut, ish-deputetit të dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Shkallës I Tiranë.
Në rast se dorëheqjet miratohen nga kreu i Gjykatës së Apelit Tiranë, atëherë dosja “Frroku” do të hidhet sërish në short për t’u caktuar gjykatësit e rinj.
Kujtojmë se Frroku është dënuar me 7 vite e gjashtë muaj burgim për akuzat e pastrimit të parave, ndërtimit të paligjshëm dhe fshehjes së pasurisë. Ndërkohë që për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit, në Belgjikë Frroku doli i pafajësshëm.
Ai e ankimoi vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar lirinë në Apel. Sot gjatë seancës së parë papritur gjyqtarët vendosën ti ikin këtij procesi gjyqësor. Ata u shprehen se e kanë gjykuar njëherë Mark Frrokun. /Opinion.al